☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,860 ▲ +0.59% ETH $2,266 ▲ +0.94% XRP $1.2515 ▲ +0.24% SOL $95.4000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Osmani: Jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Para fillimit të takimit, Osmani për media tha se deputetët e LDK-së do të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët.

“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, deklaroi Osmani.

E pyetur për mungesën e deputetëve të LDK-së në Kuvend gjatë zhvillimeve të djeshme, ku PDK-ja dhe Aleanca kërkuan vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, Osmani tha se deputetët e LDK-së kanë qenë në Kuvend.

Ajo theksoi se qëndrimi i partisë është i lidhur me mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa detajet e qëndrimit të LDK-së do të bëhen publike pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

“Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i Grupit Parlamentar”, tha Osmani. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.