☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,667 ▼ -2.08% ETH $2,436 ▼ -2.19% XRP $1.3842 ▼ -1.87% SOL $103.4700 ▼ -2.2%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Palmer thirrje opozitës: Merrni rolin që ju takon. Bojkoti nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe s’mund të sillte të tilla

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer u bëri thirrje udhëheqësve të partive në Shqipëri të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik, që ai e quajti të fabrikuar. Ai iu drejtua me një thirrje opozitës jashtë parlamentit:

“Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla.”

Palmer i bëri thirrje opozitës të shfrytëzojë rastin për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt. Në këtë mënyrë, tha ai, opozita do të mund t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.

Palmer foli edhe për reformën në drejtësi duke theksuar se “fakti që më pak se 50% e mbi 160 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut kanë arritur ta kalojnë atë është tregues se sa i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar ka qenë sistemi i deritanishëm”.

Shqipëria, theksoi zyrtari amerikan, është në prag të ngritjes së institucioneve të reja, si Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, detyra e të cilave do të jetë të hetojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e zyrtarëve të lartë.

Zoti Palmer shtoi se ky është fundi i fillimit të pandëshkueshmërisë, siç u vërtetua edhe nga goditja e bosëve dikur të paprekshëm të krimit, si Klement Balili. /Zëri i Amerikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.