🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,984 ▼ -0.03% ETH $2,367 ▼ -0.84% XRP $1.3100 ▲ +1.29% SOL $102.5700 ▼ -0.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pamje shqetësuese nga Badovci, ndotja kërcënon një nga burimet kryesore të ujit në Kosovë

Organizata “Ta pastrojmë Kosovën” ka ngritur shqetësimin për gjendjen e krijuar pranë digës së Liqenit të Badovcit, ku sipas saj zona është shndërruar sërish në vendgrumbullim mbeturinash.

Në një postim në Facebook, organizata thekson se më 22 mars, në Ditën Botërore të Ujit, në këtë zonë ishte organizuar një aksion pastrimi me pjesëmarrjen e vullnetarëve, institucioneve, organizatave, mediave dhe qytetarëve, gjatë të cilit ishin larguar sasi të mëdha mbeturinash. Megjithatë, sipas organizatës, gjendja sot është përsëri alarmante.

“Pamjet flasin vetë”, thuhet në reagim, ku theksohet se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm me aksione vullnetare.

Organizata kërkon masa urgjente nga institucionet përgjegjëse, përfshirë kontroll më të madh, parandalim të ndotjes, ndëshkim për ndotësit dhe zgjidhje të qëndrueshme për zonën.

“Ta pastrojmë Kosovën” paralajmëron një aksion të ri pastrimi, por thekson se vullnetarët nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë institucionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.