☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,680 ▲ +0.43% ETH $2,326 ▲ +0.67% XRP $1.3951 ▲ +0.35% SOL $84.1100 ▲ +0.11%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Politika

Partitë e reja skeptike për Reformën Zgjedhore, Qori dhe Kapri: Ndryshimet favorizojnë të mëdhenjtë, rrezikohet gara dhe përfaqësimi real i qytetarëve

Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore dhe ulja e numrit të deputetëve, propozime të PD dhe PS, sipas Partisë Mundësia dhe Lëvizjes Bashkë synojnë dobësimin e forcave të reja, jo përmirësimin e sistemit. Për mikrofonin e RTSH ata paralajmërojnë se këto ndërhyrje rrezikojnë garën dhe përfaqësimin e qytetarëve.

“Ndryshimi në një proporcional kombëtar, qoftë dhe me listë të hapur që në pikëpamje të para mund të duket më demokratike, në fakt synon të godasin partitë e reja sepse do vendosin pragun e lartë. Po të shikosh, asnjëri prej tyre nuk guxon të thotë sa është pragu dhe vendosja e një pragu të lartë do të ishe direkt goditje jo thjesht për ne për partitë e reja, por për demokracinë dhe për pluralitetin në Shqipëri. Plani për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101 synon pikërisht që t’ia vështirësojë ose t’ia pamundësoj partive të tjera që të hyjnë në zgjedhje. Ndaj kjo është e gjitha farsë, është e gjitha një mundësi për të goditur pluralitetin politik në Shqipëri”, tha deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri.

“Synimi është të përjashtojnë nga mundësia për t’u përfaqësuar parti të reja, parti vitale dhe sidomos parti që nuk do pranojnë të hyjnë në koalicione me partitë e vjetra. Se nga ajo çfarë unë kuptoj është se në qoftë se një parti e re zgjedh të hyjë në koalicion me një parti tradicionale si PS-ja apo PD-ja, pragu real për ta do të jetë shumë më i ulët sesa një parti që zgjedh të garojë vetëm. Por ulja e numri i deputetëve automatikisht e rrit pragun e përfaqësimit në parlament. Propozimi ynë është në qoftë se është problem dhe është problem në fakt shpenzimet e deputetëve, kjo mund të zgjidhet duke ulur rrogat e deputetëve dhe mbi të gjitha duke ulur dietat e tyre që janë absurde”, u shpreh kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

Sipas tyre, ndryshimet në reformë duhet të fokusohen tek financimi i partive politike.

“Për ne parësore është ligji i financimit të partive politike, sepse paratë e pista, paratë e oligarkëve e komprometojnë rëndin sistemin partiak në Shqipëri dhe i shndërrojnë partitë në instrumente në vegla të interesave të oligarkëve kundër interesit publik”, tha Qori.

“Pa i dhënë zgjidhje burimit të parave të korrupsionit dhe të krimit në zgjedhje, nuk mund të ketë realisht zgjedhje të lira edhe të ndershme. Mazhoranca dhe opozita nuk kërkojnë të bëjnë transparencë për shpenzimet në fushatë”, theksoi Kapri.

Pa u adresuar këto elemente, sipas përfaqësuesve, çdo ndryshim në sistem rrezikon të thellojë pabarazitë politike në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.