☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,758 ▼ -1.24% ETH $2,378 ▼ -1.08% XRP $1.2896 ▼ -2.84% SOL $102.3600 ▼ -2.02%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Pas bllokimit të Rinasit vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës (EMRAT)

Në Tiranë po mbahet protesta e 16-të për kundërshtimin e investimit në Zvërnec të Vlorës.

Protestuesit u mblodhën si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet për të nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku dhe janë pozicionuar.

Pas bllokimin të Rinasit një ditë më parë, 3 persona janë deklaruar si nismëtarë të protestës, të njohur edhe nga policia. Ata janë Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha.

Për të shmangur ngjarjen e mbrëmjes së shkuar, është vendosur që ata të udhëheqin edhe marshimet duke përdorur si pikë referimi një pankartë për studentët. Sipas tyre, nuk kanë asnjë qëllim për të bllokuar rrugën drejt aeroportit.

Tashmë, marshimet nuk do të jenë më jashtë Unazës së Madhe.

Protesta që nisi për kundërshtimin e investimit në Zvërnec, tani ka marrë një tjetër trajektore, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe i gjithë klasës politike.

Thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’ kanë dominuar në retorikën e qytetarëve, gjatë protestave të këtyre ditëve.

Thirrja për dorëheqje përpara kryeministrisë jehoi edhe për kryetarin e PD, Sali Berishën. Një emigrant tha se e kishte bërë thirrjen para 3 ditësh edhe para selisë blu, por nga protesta para kryeministrisë, tha se Berisha duhet të japë shembullin e parë të largimit.

“Jam këtu, veçanërisht për nënën time 85-vjeçare që nuk merr dot pjesë këtu. Para 3 ditësh protestova i vetëm para zyrës së PD, e kisha me Sali Berishën, u detyrova të iki. Berisha, të lutem, jep dorëheqjen si kryetar i PD. Ik ti i pari që të të ndjekë edhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë, nëse do me të vërtetë që Shqipëria të bëhet mirë, ik ti i pari!”, tha emigranti.

Ndonëse është kërkuar që partitë politike dhe përfaqësues të tyre të qëndrojnë larg protestës, emigranti u bëri ftesë ambasadorëve t’i bashkohen tubimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.