Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.45 ▼1.98%
ARI 4,391 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,443 ▲ +0.18% ETH $2,544 ▲ +3.12% XRP $1.3662 ▲ +0.8% SOL $102.8700 ▲ +2.81%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.45 ▼1.98 % ARI 4,391 ▼0.36 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.45 ▼1.98 % ARI 4,391 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Politika

“Pasardhësin e PS-së nuk do ta zgjedh unë”, Rama: Po vrapojmë kundër orës për në BE

Kryeministri Edi Rama ka folur për të ardhmen e tij politike dhe drejtimin e Partisë Socialiste, duke theksuar se nuk ka ndërmend të zgjedhë personalisht pasardhësin e tij në krye të PS-së.

Në një intervistë të zgjeruar në podkastin “Flasim shqip”, ai deklaroi se pasardhësi ose pasardhësja duhet të dalë vetë dhe të marrë përsipër drejtimin e partisë, ndërsa ai synon ta përfundojë mandatin duke çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Pasardhësi ose pasardhësja le të dalë dhe të marrë përsipër PS-në. Mos mendoni se kujt i vjen radha, se nuk është hapur gara. Bëjini hyzmetin karrierës suaj dhe figurës suaj duke bërë detyrën tuaj. Pastaj, kur vjen momenti i kalimit të stafetës, stafeta kalohet duke ikur dhe duke e lënë tjetrin të lirë, siç e kam ndërmend ta lë unë,” tha Rama.

Ai sqaroi se nuk do të largohet nga Partia Socialiste, por do të vijojë të jetë anëtar aktiv.

“Unë nuk do ta lë kurrë Partinë Socialiste. Asnjëherë. Do jem anëtar i Organizatës së Surrelit të Partisë Socialiste. Mezi pres të kem kohë të bëj punë të tjera, por nuk mund ta lë detyrën pa mbaruar këtë kontratë. Dhe këtë kontratë e kërkova sepse shoh derën e BE-së hapur. Dhe atë derë ne do ta kapërcejmë.”

Duke folur për procesin e integrimit, Rama theksoi se vetëm me këtë shumicë dhe me Partinë Socialiste mund të arrihet kapërcimi i pragut të anëtarësimit.

“Me mua, Partinë Socialiste dhe me këtë shumicë. Vetëm kështu. Përndryshe, askush nuk e kapërcen atë derë për një periudhë të gjatë kohe. Ata .ë flasin për ndryshime, rotacion, dorëhe.je, largim, nuk dinë çfarë flasin në raport me këtë .ë them unë. Kjo .ë them unë lidhet me një vrap kundër orës, sepse ne duhet të vazhdojmë çdo javë të raportojmë atje për detyrat tona.”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndodhet në një “vrapim kundër orës” për procesin e integrimit europian, duke theksuar nevojën për vijimin e përmbushjes së detyrimeve dhe raportimit pranë institucioneve europiane.

“E shoh derën e BE-së hapur dhe atë derë ne mund ta kapërcejmë vetëm kështu”, u shpreh Rama.

Rama argumentoi se ndërprerja e këtij ritmi do të sillte vonesa në procesin e integrimit.

“Ne duhet të vazhdojmë çdo javë raportojmë atje për detyrat, për gjërat. Në momentin që ne ndërpresim vrapimin kundër orës, ora ndalet”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.