☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

PD: Rama zyrtarisht në mbrojtje të Agim Kajmakut, antiligji është modeli i tij i qeverisjes!

“Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Agim Kajmakun që në momentin, kur prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur krimin për të cilin ishte arrestuar dhe ishte në kërkim në Greqi dhe në kërkim europian deri pak kohë më parë”, kështu deklaroi Dhurata Çupi nga PD.
Çupi thotë më tej se “Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 3 javë më parë, Edi Rama e mbrojti atë edhe publikisht”.

Deklarata E Dhurata Çupit

Sot bëhen 3 ditë që Edi Rama është zyrtarisht në mbrojtje të Agim Kajmakut, i cili fshehu me qëllim arrestimin e tij në Greqi disa vjet më parë me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Agim Kajmakun që në momentin, kur prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur krimin për të cilin ishte arrestuar dhe ishte në kërkim në Greqi dhe në kërkim europian deri pak kohë më parë.

Duke mbajtur në detyrë një funksionar të lartë publik që shkel ligjin, që kryen vepra të rënda penale dhe mashtron qytetarët, Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 3 javë më parë, Edi Rama e mbrojti atë edhe publikisht.

Qendrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral. Për ta ligji nuk ka vlerë, kur cënon pushtetin e tyre.

Duke kandiduar persona me të kaluar kriminale, si në Shkodër, Vorë apo Vaun e Dejës, Edi Rama dëshmon se nuk ka ndërmend të marrë seriozisht plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që është e vetmja rrugë për të hapur derën e mbyllur të Europës për të katërtën herë radhazi.

Marrja në mbrojtje e Agim Kajmakut, siç ka bërë më çdo kriminel tjetër që ka futur në politikë, dëshmon, gjithashtu, se Edi Rama as nuk ka bërë ndonjëherë shtet, as nuk ka ndërmend të respektojë shtetin ligjor. Në shtetin e Edi Ramës ligji nuk është I barabartë për të gjithë. Njësoj si në “Fermën e kafshëve” të Orëellit, kriminelët e Edi Ramës, janë më të barabartë se qytetarët e zakonshëm. Ata janë të paprekshëm, veçanërisht nëse janë politikonë apo klientë biznesi të Edi Ramës.

Fahehja pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një qendrim prej burracaku i EdI Ramës. Ai e di shumë mirë se, siç thotë Zëri I Amerikës, për Agim Kajmakun nuk ka shpëtim.

Edi Rama e di, po aq mirë, se shumë shpejt do t’I vijë rradha edhe atij!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.