Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.35 ▼2.08%
ARI 4,392 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▲ +0.14% ETH $2,536 ▲ +2.82% XRP $1.3627 ▲ +0.42% SOL $102.5200 ▲ +2.41%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.35 ▼2.08 % ARI 4,392 ▼0.36 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.35 ▼2.08 % ARI 4,392 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Politika

Peka: Ndalimi i shqiptarëve në kufirin e Malit të Zi është “akt banditësh”, dhe shkelje e të drejtave të njeriut

I ftuar në studion e emisionit “Review” me Greta Topjanën, eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka, foli në lidhje me lajmin se një grup qytetarësh shqiptarë, që mendohet se do të vinin në protestë në Tiranë, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi për të hyrë në Shqipëri.

Peka tha se ka në dispozicion video nga vendi i ngjarjes dhe pretendoi se qytetarët janë ndaluar brenda makinave të tyre, ndërsa në pikën e kalimit kufitar është krijuar një rresht me dhjetëra policë.

“Unë i kam videot. Qytetarët janë në makinat e tyre, nuk i kanë lënë të dalin nga makinat e tyre. Është bërë një gardh prej 50-60 policësh. Ky gardh pse duhet të bëhet në pikën e kalimit? Është te zona, te ana e Malit të Zi, nuk është te ana e Bosnjës. Pretendojnë që policët kanë thënë që kemi porosi, është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë”, tha Peka.

Ai i bëri thirrje qeverisë së Malit të Zi që të ndërhyjë për situatën, ndërsa tha se sipas tij, në këtë çështje duhet të ndërhyjë edhe Komisioni Evropian.

“Por duhet të them edhe qeverisë së Malit të Zi dhe qeverisë së Shqipërisë: nuk i ndalonin dot protestuesit as nga toka, as nga qielli, as nga ajri, as nga deti dhe nga kudo që të vijnë”, u shpreh ai.

Peka e cilësoi ndalimin e qytetarëve si një akt që, sipas tij, ndikon edhe në marrëdhëniet e fqinjësisë mes vendeve.

“Ajo që të vjen keq është që ky akt është akt banditesk nga ana e autoriteteve të Malit të Zi dhe e dyta, jo se e them unë, por ndikon në marrëdhëniet e fqinjësisë, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut, është ndalim i paligjshëm i qytetarëve, është shkelje e protokolleve ndërkombëtare, shkelje e detyrimeve të Malit të Zi”, tha Peka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.