🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 83.61 ▼0.54%
ARI 4,473 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,844 ▲ +0.94% ETH $1,936 ▲ +1.89% XRP $1.0100 ▲ +1.2% SOL $78.4500 ▲ +2.78%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 83.61 ▼0.54 % ARI 4,473 ▲1.17 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 83.61 ▼0.54 % ARI 4,473 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kosova

Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, V.H. dhe A.K., të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, lidhur me një rast ku një person dyshohet se është dëmtuar për 134 mijë e 761 euro.

Sipas aktakuzës, V.H. dyshohet se nga maji i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2023, në fshatin Lubeniq të Pejës, është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi.

Ai dyshohet se i ka premtuar të dëmtuarit se do t’i mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës, ndërsa nga ai ka kërkuar dhe pranuar mjete financiare, kinse për shpenzime spitalore dhe procedura që lidhen me transplantimin.

Prokuroria thotë se V.H. dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim që ta bindte të dëmtuarin se procedura e transplantimit do të realizohej.

Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës, të dëmtuarit i është shkaktuar dëm material prej 134 mijë e 761 eurosh.

Ndërkohë, A.K. dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e mashtrimit, duke e njoftuar të dëmtuarin me V.H.-në dhe duke e paraqitur atë rrejshëm si mjek në Turqi.

Sipas Prokurorisë, A.K. dyshohet se ka ndikuar në krijimin e besimit te i dëmtuari lidhur me aftësitë dhe mundësitë e V.H.-së për organizimin e transplantimit.

Procedura penale ndaj një personi tjetër, i cili sipas aktakuzës dyshohet se ishte paraqitur si dhurues i veshkës, është veçuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

Të pandehurit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.