☁️
Tiranë 27°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,401 ▼0.15%
DOW 52,106 ▲0.31%
NASDAQ 24,863 ▼0.45%
NAFTA 82.35 ▼7.79%
ARI 4,077 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $64,905 ▲ +0.35% ETH $1,939 ▲ +1.36% XRP $1.0917 ▼ -0.87% SOL $75.6200 ▲ +0.37%
S&P 500 7,401 ▼0.15 % DOW 52,106 ▲0.31 % NASDAQ 24,863 ▼0.45 % NAFTA 82.35 ▼7.79 % ARI 4,077 ▲0.14 % S&P 500 7,401 ▼0.15 % DOW 52,106 ▲0.31 % NASDAQ 24,863 ▼0.45 % NAFTA 82.35 ▼7.79 % ARI 4,077 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Politika

Përmbyllja e negociatave brenda 2027-ës, Kroacia rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Hoxha takon homologun kroat, Grlić-Radman

Shqipëria dhe Kroacia do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre dypalësh në fusha kyçe si integrimi evropian, ekonomia, energjia, turizmi dhe infrastruktura. Gjatë një vizite zyrtare të zhvilluar në Tiranë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, priti homologun e tij kroat, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlić-Radman, ku palët konfirmuan vullnetin për ta çuar në një nivel të ri bashkëpunimin strategjik të nisur që prej vitit 2018.

Mes iniciativave kryesore të diskutuara përfshihet planifikimi për organizimin e mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive, si dhe hapat konkretë për zbatimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Strategjik.

Integrimi në BE dhe synimi i vitit 2027

Gjatë deklaratës për mediat, ministri Hoxha falënderoi Kroacinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme politike dhe asistencën teknike në procesin e negociatave të anëtarësimit, duke e cilësuar përvojën e Zagrebit si një model frymëzues për Tiranën.

“E sigurova homologun tim kroat se pas mbylljes së tre kapitujve të parë, 13 ditë më parë në Bruksel (më 14 korrik 2026), qeveria shqiptare vazhdon të punojë me përkushtim e angazhim të dorës së parë për të përmbushur të gjitha detyrimet dhe reformat e kërkuara, me qëllim realizimin e objektivave të vendosura, për mbylljen e procesit teknik të negocimit brenda 2027. Në këtë proces nuk ka as pauzë e as pushim,” deklaroi Hoxha.

Energjia, infrastruktura dhe arsimi

Në kuadër të marrëdhënieve ekonomike dhe ndërlidhjes rajonale, të dy ministrat dakordësuan një sërë projektesh me interes të përbashkët:

Sektori ekonomik

Në muajin tetor do të zhvillohet në Tiranë Sesioni i 6-të i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik.

Infrastruktura dhe transporti

Po punohet për riaktivizimin e linjës ajrore direkte Tiranë-Zagreb, zhvillimin e linjave detare, si dhe avancimin e punimeve për Korridorin Blu, Korridorin VIII dhe Nismën e Tre Deteve.

Projektet energjetike

U diskutua për ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP) që lidh Shqipërinë me Kroacinë dhe degëzimin e tij me TAP-in, si dhe ndërlidhjen e terminaleve LNG të Vlorës dhe insulës Krk në Kroaci.

Kultura dhe arsimi

Hoxha njoftoi se për herë të parë, gjuha kroate do të përfshihet si lëndë me zgjedhje në programin mësimor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për vitin akademik 2026-2027.

Stabiliteti rajonal dhe mesazhi kundër retorikave nacionaliste

Një pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit iu përkushtua stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Dy ministrat nënvizuan rolin e tyre si aleatë të NATO-s në kuadër të misioneve paqeruajtëse si KFOR në Kosovë dhe EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë.

Duke u ndalur te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ministri Hoxha theksoi se paqja e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi glorifikimin e së kaluarës apo deklaratat përçarëse.

“Kushdo që ëndërron një kthim pas në histori duhet të kuptojë se në të vërtetë ka mbetur pas në kohë dhe në mendësi. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane,” theksoi Hoxha.

Ministri theksoi se rajoni ka nevojë për “ura të reja dhe jo për mure”, duke konfirmuar se Shqipëria do të vijojë të mbetet një faktor i palëkundur stabiliteti në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.