🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.55 ▼1.2%
ARI 4,073 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,049 ▼ -1.31% ETH $2,310 ▼ -2.36% XRP $1.2990 ▼ -3.24% SOL $99.8800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Përplasje e fortë SHBA-Iran për Hormuzin! Trump njofton bllokadën dhe tarifën 20%, Teherani kërcënon me reagim ushtarak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij do të rivendosë bllokadën ndaj Iranit dhe se SHBA do të marrë përsipër garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur, me ose pa Iranin, duke shtuar se bllokada do të synojë vetëm anijet dhe klientët e Iranit.

Trump njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të njihen si “Rojtarët e Ngushticës së Hormuzit” dhe se do të aplikojnë një tarifë prej 20% mbi të gjitha ngarkesat që transportohen përmes saj, si kompensim për kostot e sigurimit dhe mbrojtjes së lundrimit në rajon.

“Ngushtica e Hormuzit është e HAPUR dhe do të mbetet e HAPUR, me ose pa Iranin. Ne po rivendosim BLLOKADËN IRANIANE, të quajtur kështu sepse po ndalon vetëm anijet ose klientët e Iranit të hyjnë ose të dalin. Të gjitha vendet e tjera do të kenë përdorim të drejtë dhe të hapur të Ngushticës. SHBA-të, që nga kjo pikë e tutje, do të njihen si “ROJTËSIT E NGUSHTICËS SË HORMUZIT”, por si të tilla, dhe si çështje DREJTËSIE, do të rimbursohen, me një normë prej 20% mbi të gjitha ngarkesat e transportuara, për çdo kosto të nevojshme për të kryer punën e ofrimit të sigurisë dhe mbrojtjes në këtë pjesë shumë të paqëndrueshme të botës. Procesi dhe formimi do të fillojnë menjëherë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump.

Reagon Irani

Irani deklaroi se nuk do të lejojë kurrë Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin apo të ndërhyjnë në administrimin e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo veprim i tillë do të përballet me një përgjigje të vendosur ushtarake.

Deklarata u bë nga zëdhënësi i Komandës Qendrore Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaqari, i cili akuzoi Uashingtonin se po rrezikon sigurinë e rajonit dhe lirinë e lundrimit.

“Provokimet e përsëritura dhe veprimet armiqësore të Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në administrimin e Ngushticës së Hormuzit kanë vënë seriozisht në rrezik sigurinë e rajonit, tregtinë ndërkombëtare dhe kalimin e cisternave të naftës dhe anijeve tregtare”, tha Zolfaqari.

Ai shtoi se bashkëpunimi i disa vendeve të rajonit me SHBA-në ka rritur rrezikun e përhapjes së konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Nuk do t’i lejojmë në asnjë mënyrë Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në administrimin e Ngushticës së Hormuzit dhe nuk do ta lejojmë këtë as në të ardhmen”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.