☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,860 ▲ +0.59% ETH $2,266 ▲ +0.94% XRP $1.2515 ▲ +0.24% SOL $95.4000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të tre personave është kapur në fshatin Pjezë të Shijakut.

Policia tha se L. C., dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person që vijon të jetë në kërkim, ka goditur me mjete prerëse tre shtetas gjatë një konflikti më 26 korrik në Durrës. Gjykata kishte caktuar më herët masën “Arrest në burg” për të dy të dyshuarit.

“Kapet në fshatin Pjezë, 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar si bashkëpunëtor në plagosjen e rëndë të 3 shtetasve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe me Njësinë Operacionale të DVP Durrës, ka organizuar operacionin e koduar “Village”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, i cili fshihej në një fshat. Si rezultat i operacionit, u kap në fshatin Pjezë, Shijak, dhe u ndalua shtetasi L. C., 19 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 26.07.2026, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse, 3 shtetas”, tha policia.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 04.08.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit L. C. dhe M. H., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Vijon punë për kapjen e shtetasit M. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.