☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.46 ▼1.28%
ARI 4,053 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,962 ▼ -1.24% ETH $2,310 ▼ -2.07% XRP $1.2939 ▼ -3.04% SOL $99.8400 ▼ -1.85%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Pochettino: Titulli i sezonit 2016/17 i fituar nga Chelsea duhet të revokohet

“Chelsea-t duhet t’i hiqet titulli i Premier Ligës i fituar në sezonin 2016/17, pasi ata shkelën rregullat financiare gjatë atij viti.” Kjo kërkesë vjen nga Mauricio Pochettino, aktualisht trajner i kombëtares së SHBA-së, por që në atë kohë drejtonte Tottenhamin.

Nën drejtimin e tij, “Spurs”-at e mbyllën sezonin në vendin e dytë, shtatë pikë pas “Bluve”. Sipas Pochettinos, Chelsea-t duhet t’i hiqet titulli “për shkak të shkeljeve të rregullave financiare dhe për t’i rikthyer nderin Tottenhamit”.

Në muajin korrik, Chelsea u gjobit me 10 milionë stwrlina dhe u dënua me pezullim për dy ndeshje (me kusht) për shkak të shkeljeve të rregulloreve të Premier League gjatë epokës së Roman Abramovich-it. Klubi londinez pranoi se kishte kryer 74 shkelje të rregulloreve të Federatës Angleze të Futbollit (FA) që lidheshin me agjentët, bashkëpunimin me ndërmjetësit dhe investimet e palëve të treta te lojtarët.

Pronarët Todd Boehly dhe Clearlake Capital i raportuan vetë këto shkelje te autoritetet e futbollit në vitin 2022, ndërsa ishin në procesin e blerjes së klubit nga miliarderi rus Abramovich.

Pochettino drejtoi Chelsea-n në sezonin 2023-24: “Nuk kam dyshime dhe nuk kam frikë ta them të vërtetën. Tifozët e Chelsea mund të jenë të zemëruar me mua, por nëse do të ishim te Tottenhami dhe do t’i kishim shkelur rregullat, do ta pranoja po njësoj,” – përfundoi trajneri argjentinas. “Ne nuk e meritojmë titullin sepse i kemi shkelur rregullat.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.