☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.24 ▼0.29%
ARI 4,050 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,516 ▲ +1.24% ETH $1,924 ▲ +2.58% XRP $1.1246 ▲ +2.38% SOL $78.1100 ▲ +1.75%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,050 ▲0.85 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,050 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Kosova

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka realizuar dy trajnime të specializuara “Kërkim-shpëtim në ujë” dhe “Zhytje”, të zhvilluara në datat 05–10 korrik 2026 dhe 12–18 korrik 2026, në Borsh, Shqipëri.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 30 operatorë nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë avancuar njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në ambiente ujore.

“Realizimi i këtyre trajnimeve ka kontribuuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke rritur gatishmërinë e tyre për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente natyrore dhe civile. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e zhvillimit të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional, në funksion të rritjes së sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.