Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,376 ▲ +0.19% ETH $2,309 ▲ +0.33% XRP $1.3867 ▲ +0.09% SOL $83.9000 ▲ +0.18%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Rajoni

Policia greke ndjek deputetin në rrugët e Agrinios, akuzohet për ‘tradhti të lartë’

Një ngjarja e pazakontë duket se ka ndodhur dhe po zhvillohet ende gjatë orëve të fundit në zonën e Agrinios në Greqinë Qendrore. Sipas burimeve lokale, policia greke, ka marrë urdhër për arrestimin e deputetit të partisë naziste “Agimi i Artë”, Kostandinos Barbarusis, pas deklaratave të tij në parlamentin grek.
Barbarusis bëri thirrje për grusht shteti, në mënyrë që të shmangej firmosja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emërtimin e kësaj të fundit. Makina e deputetit u ndal në postobllokun e ngritur enkas në urën që lidh Patrën me Greqinë kontinentale, por sapo deputetit Barbarusis iu komunikua se duhet të zbriste nga automjeti, ai u largua me shpejtësi, duke shënuar rastin e parë në vend, që një deputet në detyrë të mos i bindet urdhrit të autoriteve për ndalimin e tij.

Policia u gjet e papërgatitur për këtë zhvillim, pa ditur fillimisht sesi të vepronte, por me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, forca të shumta u vunë në ndjekje të tij, por ende nuk është bërë e mundur të ndalohet.

Ndjekja e automjetit të deputetit vazhdon në rrugët e Agrinjos, ndërsa Policia thotë se po kërkon të gjejë dhe arrestojë Barbarusis, pas urdhrit të Prokurorisë së Athinës.

Deputeti i “Agimit të Artë” akuzohet për “tradhti të lartë” dhe “tentativë për rrëzim me dhunë të rendit politik të vendit”, akuza këto që nuk ishin përmendur në vend për një politikan ose drejtues të lartë, që prej rrëzimit të juntës ushtarake të kolonelëve në vitin 1974.

“Meqë udhëheqësit tanë nuk po qeverisin në interes të vendit, por ëpr interesa personale, i bëj thirrje udhëheqjes ushtarake që të respektojë betimin dhe të arrestojë kryeministrin Alexis Tsipras, Panos kamenosin dhe Prokopi Pavlopulosin, që të ndalet tradhëtia. Kokat në Prespë!”, tha në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Kostandinos Barbarusis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.