🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.21 ▼1.03%
ARI 4,145 ▲1.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,742 ▲ +5.65% ETH $2,433 ▲ +8.23% XRP $1.3121 ▲ +4.24% SOL $96.8100 ▲ +6.18%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.21 ▼1.03 % ARI 4,145 ▲1.76 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.21 ▼1.03 % ARI 4,145 ▲1.76 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Policia jep detaje për protestën dhe pas saj: Defilimet me vetura shkaktuan kolona dhe vozitje të rrezikshme

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me mbarëvajtjen e protestës të së premtes në mbrëmje.

Policia thekson se edhe më 18.09.2026 në ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, është mbajtur një protestë e qytetarëve për të shprehur vazhdimin e pakënaqësive të tyre lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së .

“Policia e Kosovës me njësitë e saja ka menaxhuar me situatën e sigurisë dhe ka monitoruar situatën gjatë këtyre zhvillimeve, njëkohësisht ka kontrolluar edhe rrjedhën e trafikut në përgjithësi. Situata ka qenë kryesisht e qetë, nuk është raportuar për ndonjë incident në aspektin e sigurisë.

Rreth orës 23:30 pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen në mënyrë të qetë, mirëpo një numër i caktuar i tyre kanë vazhduar të zhvendosen në drejtim të bazës së EULEX- it, për të vazhduar me protestën para objektit të këtij institucioni”, thuhet në njoftim.

Policia njofton tutje se pjesëmarrësit kanë qëndruar rreth 30 minuta pranë objektit të EULEX-it, dhe më pas janë nisur në drejtim të kryeqytetit, ku me automjetet e tyre kanë vazhduar të defilojnë nëpër disa rrugë të kryeqytetit.

“Defilimet e tyre me vetura përveç krijimit të kolonave në trafik, kanë kryer edhe vozitje të rrezikshme, madje edhe kanë shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, por edhe për veten e tyre.

Policia e Kosovës, është detyruar që të ndërmarr masa shtesë në trafik, të ndërpres dhe riorientoj përkohësisht trafikun, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt të trafikut dhe shmangies se bllokimeve e aksidenteve të mundshme nga vozitjet e rrezikshme e të pakujdesshme, të cilat kanë zgjatur deri në orët e vona pas mesnatës”, thuhet në njoftim.

Policia bën me dije se zyrtarët policor, do të vazhdojë angazhimet e saja në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe respektimin e të drejtës së qytetarëve të vendit për shprehjen e pakënaqësisë së tyre në mënyrë demokratike në pajtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht do të ndërmarrë masa ndëshkuesve ndaj atyre që bien ndesh me ligjin dhe ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për bashkëpunim in dhe mirëkuptimin e treguar në vazhdimësi ndaj policisë dhe njëkohësisht apelon që të kenë kujdes të shtuar, të mos dëmtojnë pronën publike e private, të respektojnë ligjet, e në veçanti rregullat në trafikun rrugor sepse është interes i sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.