☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,916 ▼ -1.97% ETH $2,686 ▼ -2.21% XRP $1.4868 ▼ -3.3% SOL $119.6300 ▼ -1.9%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Predikuesi te funerali i Aretha Franklin i kërkon falje Ariana Grandes për prekjen e papërshtatshme

Peshkopi që drejtoi funeralin e Areta Frenklinit i ka kërkuar falje Ariana Grandes, pasi u akuzua se e ka prekur në mënyra të pahijshme mbi skenë.

Pamjet që u shpërndanë në internet tregojnë se si peshkopi Charles H Ellis III ia ka vendosur dorën sipër brezit, me gishtat që duket se prekin gjoksin e këngëtares.

“S’ka qenë asnjëherë qëllimi im të prek gjirin e një gruaje”, tha ai për Associated Press.

“Ndoshta i kam kaluar caqet, ndoshta jam treguar më miqësor se ç’duhet”,  shton ai,“Por sërish, kërkoj falje.”

Predikuesi tha se gjatë ceremonisë së varrimit së këngëtares së quajtur si mbretëresha e muzikës Soul i kishte përqafuar të gjithë artistët, meshkuj e femra.

Peshkopi foli për Associated Press dhe tha se në kishë ata janë shumë miqësorë. “Gjëja e fundit që dua është që vëmendja të kalojë te unë. Kjo ditë është për Aretën”, tha ai.

Gjatë funeralit ai kishte bërë edhe një shaka për emrin e saj: “Kur pashë emrin në listë, mendova se isha te menyja e Taco Bell”, tha ai.

Shumë veta menduan se ishte batutë komike, por Bishopi kërkoi falje, meqë disa menduan se ishte pa shije.

“Unë i kërkoj falje Arianës dhe adhuruesve të saj, dhe të gjithë komunitetit latin. Kur bën një program për nëntë orë rresht, përpiqesh të ruash gjallërinë dhe të futësh batuta herë pas here”, tha ai.

Ariana Grande interpretoi në funeralin e Areta Frenklin bashkë me ikona si Stivi Uonder dhe Çaka Çan.

Areta vdiq në moshën 76 vjeçare, nga kanceri në pankreas.

BBC

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.