Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,965 ▲1.14%
DOW 48,527 ▲0.64%
NASDAQ 23,613 ▲1.85%
NAFTA 92.48 ▼6.66%
ARI 4,854 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,328 ▲ +2.62% ETH $2,327 ▲ +4.16% XRP $1.3666 ▲ +1.77% SOL $84.7800 ▲ +1.42%
S&P 500 6,965 ▲1.14 % DOW 48,527 ▲0.64 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.48 ▼6.66 % ARI 4,854 ▲1.82 % S&P 500 6,965 ▲1.14 % DOW 48,527 ▲0.64 % NASDAQ 23,613 ▲1.85 % NAFTA 92.48 ▼6.66 % ARI 4,854 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Presidenti kundërshton marrëveshjen me Greqinë

Nuk ka konsensus të brendshëm për marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e emrit. Presidenti Ivanov pasi e shqyrtoi, marrëveshjen e cilësoi si personale të Zaevit e Dimitrovit dhe tha se me të shlyhet kontinuiteti kushtetues, historia dhe sovraniteti shtetëror i Maqedonisë. Ivanov tha se nuk do ta firmos të njëjtën dhe asnjëherë nuk do të zmbrapset nga ky qëndrim pavarësisht presioneve.

“A është patriotizëm të ndryshohet preambula dhe të fshihet kontinuiteti juridiko-shtetëror i Republikës së Maqedonisë, Republika e Krushevës?! A është patriotizëm fshirja e Nenit kushtetues për mbrojtjen e pakicës maqedonase në vendet fqinje?! A është e dinjitetshme të informohet të gjithë anëtaret e OKB-së se e keni ndryshuar emrin kushtetues?! A është e dinjitetshme t’i pranoni të gjitha kërkesat dhe ultimatumet greke?! A është lidership të pranohet tekst i një marrëveshjeje në të cilin nuk ka kurrfarë sigurie juridike dhe garancë për palën maqedonase?!. Qëndrimi im është përfundimtar dhe nuk do të më zmbrapsin me asnjë lloj presioni, shantazhi dhe kërcënimi. Nuk do të mbështes dhe nënshkruaj kësi teksti të dëmshëm të marrëveshjes”, dklaroi  Gjorge Ivanov, President.

Ivanov tha se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE nuk mund të jetë alibi për një marrëveshje të dëmshme. Në linjë të njëjtë ishte edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. Për Mickoskin është e papranueshme kjo marrëveshje kapitullimi, çmimin e së cilës qytetarët do ta paguajnë me dinjitetin dhe nderin e tyre. Ai paralajmëroi se do të prononcohet sërish pasi ta shqyrtojë marrëveshjen në parti dhe të konsultohet ndër tjerash edhe me Kishën Ortodokse Maqedonase dhe Akademinë e Shkencave të Maqedonisë.

“Dot’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore që i kemi në dispozicion që të përballemi me të njëjtin. Ne përsëri do ta shqyrtojmë ashtu që do ta komentojmë përsëri ditëve në vijim të gjitha detajet që do të dalin e të cilat opinion ose nuk i di ose nuk i janë prezantuar mjaftueshëm gjatë këtyre dy ditëve. Në bazë të detajeve që i kuptuam nga mediat, jo vetëm që nuk ka hapësirë të ndryshojë mendimi im, por përkundrazi mendimi im dhe organeve partiake është forcuar”– u shpreh Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE.

Gjatë ditës Kryeministri, Zaev dhe Ministri i jashtëm, Dimitrov kishin takuar shkurt presidentin Ivanov për t’ia dorëzuar marrëveshjen, pas çka Ivanov nuk pranoi të diskutonte më tepër. Ky takim do të mbahet mend si takimi më i shkurtër në historinë e vendit, që nuk zgjati më shumë se 2 minuta. Zaev dhe Dimitrov pas kësaj apeluan për unitet të faktorëve politik në vend, për shkak se bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të vendit. Duke theksuar se për marrëveshjen do të vendosin qytetarët në referendum, nga Qeveria thanë se edhe pa pëlqimin e Ivanovit ky proces do të merr fund.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.