☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Presidenti Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e një referendumi

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka rritur ndjeshëm tonet e tij kundër maxhorancës duke paralajmëruar se do të shpërndajë parlamentin dhe t’i drejtohet popullit për një referendum. Deklaratat e tij erdhën ndërsa parlamenti është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për rezolutën kundër Metës, të cilin maxhoranca e akuzon se me disa dekrete të tij ka krijuar ngërç në Gjykatën Kushtetuese. “Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se Kushtetuta e cila ka vetëm një garant të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura” tha zoti Meta.

“Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti, me një dekret shpërndahet, qeveria me mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti me një impeachment nga një parlament legjitim, jo nga ky, përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese” paralajmëroi ai.
“Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore” rriti tonet presidenti Meta.
“Secili të zbatojë kompetencat e veta, veprimet do të vazhdojnë të jenë nga presidenti institucionale, dhe në momentin e duhur presidenti do t’i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë që është dhunuar në mënyrën më barbare sidomos këto 2 vite kur është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese” tha zoti Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.