☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme

Profesori universitar Bashkim Ziberi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për arsimin në vend, IA-në në arsim, si dhe rezultatet e PISA-s të cilat u publikuan së fundmi.

Ai theksoi rezultatet e testimit PISA për Maqedoninë e Veriut janë rezultat i punës së përditshme në sistemin arsimor. Ai tha se ligjet në vend janë të mira, por mungon zbatimi i tyre.

“Rezultatet e PISA-s janë të pritshme, janë përditshmëri e punës sonë. Megjithatë, këto rezultate do të diskutohen për dy tre ditë dhe do të harrohen, do të kthehen diskutimet e vjetra – mungesa e librave, sistemi arsimor. Kjo çështje e PISA-s është pasojë e sistemi arsimor vazhdimisht në ndërtim, edhe atë duke futur interesat individuale, klanore, partiake. Në letër i shkruajmë të gjitha, por pjesa e zbatimit është ajo ku ngecim. Çështje tjetër është kur ndryshohet pushteti, çdo gjë nisin nga zero, pra nuk ka vazhdimësi”, tha Ziberi.

Në lidhje me IA-në në arsim, profesori Ziberi tha se mësimdhënësit nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për këtë sfidë.

“Të rinjve duhet t’u mësojmë se si ta gjejnë veten në profesion. T’u tregojmë se mundësitë janë më shumë se sa i shesim ne si mësimdhënës. Lëndët e shkencave të natyrës nxënësve ua shesim shumë të thata, shumë teorike. Duhet të kemi elemente praktike, në një numër të madh të shkollave nuk kemi laboratori”.

“Stafi mësimor nuk janë të përgatitur para nxënësve të cilët e përdorin Inteligjencën Artificiale. Por, duhet pasur kujdes që te nxënësit dhe studentët të minimizohet përdorimi i IA-së, më shumë duhet të bëhet nxitje e tyre për të mësuar dhe për t’u aftësuar”, tha Ziberi./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.