☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Projektligji për pagat e magjistratëve, Gogu: Kuvendi do ta shqyrtojë në 17 shtator

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se projektligji për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të shqyrtohet në seancën plenare të Kuvendit më 17 shtator. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, në përgjigje të pyetjes së deputetit demokrat Saimir Korreshi mbi çështjen e pagave të magjistratëve, ministri Gogu u përgjigj se situata e krijuar është serioze dhe se procesi për përcaktimin e pagave duhet të zhvillohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Për pagat e gjyqtarëve jam shprehur publikisht për situatën e krijuar. Është situatë serioze. Vonesa në pagesën e magjistratëve dhe administratës gjyqësore, unë besoj se me datën që keni vendosur, miratuar, tashmë po zbatoni vendimin e Kushtetueses dhe detyrat që Kushtetuesja ju kishte ngarkuar”, deklaroi Gogu.

Ministri u shpreh se Kuvendi duhet ta trajtojë çështjen me përgjegjshmëri, duke marrë në konsideratë si gjendjen e buxhetit të shtetit, ashtu edhe detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jam i bindur që ju do e trajtoni me përgjegjshmërinë që meriton shëndeti i buxhetit të shtetit dhe seriozitetin që meriton zbatimi i plotë i vendimit të GJK-së”, tha ai duke u ndalur më tej dhe te vonesat në sistemin gjyqësor, duke vwnw theksin te nevoja pwr adresimin e tyre. Gogu shtoi se ekziston një udhërrëfyes për mënyrën se si sistemi do të përballet me këtë problem. “Plotësisht dakord për vonesat në sistemin gjyqësor. Ka një udhërrëfyes për mënyrën si do të ndeshet me këto vonesa”, u shpreh ai.

Duke iu referuar diskutimeve mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë, Gogu theksoi se standardet e ofrimit të shërbimeve duhet të zbatohen edhe në gjykata. “Ai standard të zbatohet edhe në ofrimin e shërbimeve në sistemin gjyqësor. Nuk besoj që i shërbejnë këtij diskutimi kënaqësia që mund t’i dhurojmë algoritmit”, deklaroi Gogu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.