☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Propozimi i PS për reformën territoriale, Berisha: Misioni i Ramës, zbrazja e Shqipërisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka në plan të zbrazë Shqipërinë, teksa kritikoi propozimin e PS-së për reformën e re territoriale. Berisha akuzoi kryeministrin se po përçmon komunitetet shqiptare dhe po i “shumëzon me zero”.

“Edi Rama është një anti-shqiptar me mision zbrazjen e Shqipërisë. Natyrisht, komunat minoritare, pa diskutim që duhet të respektohen dhe të mbahen. Por pikërisht ajo që thoni ju, në qoftë se ato mbahen, pse të përbuzen dhe përçmohen, pse të injorohen dhe të shumëzohen me zero komunitetet shqiptare, kjo është një akt i mirëfilltë anti-shqiptar”, tha Berisha.

Ai u ndal edhe te propozimi i PD , teksa tha se parashikon shtimin e 100 bashkive të reja, duke lënë të hapur mundësinë për rritjen e numrit të tyre në varësi të konsultimeve me komunitetet.

“Natyrisht, ju e patë që ne kemi paraqitur projektin tonë, me të cilin shtojmë 100 bashki të reja. Dhe jo vetëm kaq, por lëmë të hapur, sepse konsultimet nuk kanë përfunduar, lëmë të hapur rritjen e numrit të tyre në varësi nga konsultimet me komunitetet. Unë përshëndes përzemërsisht të gjithë qytetarët dhe komunitetet e bashkive që i ka vënë kryqin Edi Rama për t’i zhdukur. Por ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët e njësive të qeverisjes vendore, që në hartën e Partisë Demokratike është vendosur të rikthehen, që i ka zhdukur në 2014-ën, të ngrenë zërin e tyre, të mos e lejojnë fatin e tyre te një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në narkomafie, dhe veten padrinon e saj. Të ngrihen, siç u ngritën në Poliçan, në Divjakë, në Patos, në Klos, në Dimal dhe në zona të tjera. Të ngrihen, të qëndrojnë të pamposhtur në këto të drejta të tyre themelore”, shtoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.