☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.34 ▼1.19%
ARI 4,095 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,690 ▼ -0.41% ETH $1,672 ▼ -1.02% XRP $1.0991 ▼ -1.34% SOL $69.5100 ▼ -1.01%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.34 ▼1.19 % ARI 4,095 ▼1.31 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.34 ▼1.19 % ARI 4,095 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Politika

“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook mesazhin e një të qytetari, i cili ka shprehur vlerësimin e tij për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë.

Në postimin e tij, Rama e cilësoi mesazhin si një nga shumë reagimet që ka marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa shkroi: “Me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në mesazhin e qytetarit, të publikuar nga Rama, nënvizohet se për pak çaste ka provuar “t’i veshë këpucët e kryeministrit”, jo për t’i bërë lajka apo për të bindur dikë, por për të parë se si do ta shihte botën nga pozicioni i tij.

Ai shprehet se është rritur në një Shqipëri ku, sipas tij, infrastruktura dhe kushtet ishin shumë më të vështira se sot, duke shtuar se do të ishte naive të mohohej se në vend janë bërë edhe gjëra të mira.

Në fund të mesazhit, ai thekson se nuk ka përfituar nga shteti shqiptar që prej vitit 1997, nuk është “as i shitur, as i blerë” dhe se nuk mbështet verbërisht askënd, ndërsa përfundon me shprehjen: “I shari shan. I mençuri mendon.”.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë

***

Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos

@mr.elprofe

Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit. Jo për t’i bërë lajka. Jo për të bindur askënd. Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij. Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.

Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte. As që nuk janë bërë gabime.

Por për sqarim: Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997. Nuk jam as i shitur. As i blerë. Dhe nuk mbështes verbërisht askënd. Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë. Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.

E di që do shahem. Por s’ka problem. Sepse në fund të fundit: I shari shan. I mençuri mendon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.