🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.64 ▲0.05%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,188 ▼ -0.73% ETH $1,889 ▲ +0.59% XRP $1.1081 ▲ +0.06% SOL $76.2000 ▼ -1.5%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.64 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.64 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

“Pse Kryeministri nuk reagon për ministren serbe?”/ Balla – Muçit: Laj gojën mirë kur përmend Ramën

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me reagimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres, Snezhana Paunoviç, për Kosovën.

Muçi kërkoi që Kryeministri Edi Rama të mbajë një qëndrim publik, duke e cilësuar “spastrimin etnik” si krim ndaj njerëzimit dhe duke akuzuar qeverinë se ka heshtur përballë deklaratave të tilla.

Në përgjigje, Balla tha se reagimi i qeverisë shqiptare është bërë përmes Ministrisë së Jashtme dhe akuzoi deputetin e Lëvizjes Bashkë për përdorimin e çështjeve kombëtare për “karagjozllëk politik”.

Muçi: Spastrimi etnik është krim ndaj njerëzimit. Deklarata të tilla janë në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nëse Rama nuk mban qëndrim për deklaratën e ministres serbe, për çfarë do të mbajë qëndrim? Ky kryeministër si ka mundësi që nuk thotë çerek llafi kur njeriu i Vuçiçit flet për spastrim etnik? Ka lëshuar Taulant Ballën të sulmojë edhe gazetarët dhe nuk harroi të merrej edhe me Dua Lipën. Si ka mundësi që nuk mban një deklaratë për ministren serbe për spastrim etnik të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë?

Balla: Sa i përket një deklarate jo vetëm të papërgjegjshme por indinjuese dhe të rëndë të një anëtare të qeverisë së Serbisë, reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë, adekuat nga Ministria e Jashtme në mënyrë të menjëhershme. Ndërkohë, këto janë çështje që nuk adresohen me karagjozllëk diletantësh politikë, por janë çështje të një rëndësie kombëtare, që nuk mund të tallemi për një aspekt procedural që një kadet i ri në Kuvendin e Shqipërisë kujton se mund të marrë vëmendje politike.

Ne nuk tallemi me çështjet kombëtare. Nuk jemi ne karagjozë, si puna jote. Dhe qëndrimin e kemi mbajtur në nivelin e qeverisë nga Ministri i Jashtëm, e kemi mbajtur në nivel politik. Kam nderin të jem kryetar i këtij grupi parlamentar dhe kam reaguar shumë përpara teje, meqë u bëmë si kalamajtë e kopshtit këtu, që duhet të themi kush ka reaguar. Ti ishe në gjumë kur kam reaguar unë, në emër të këtij grupi parlamentar, bashkë me ata që ke në atë kafazin tënd politik. Dhe, natyrshëm, natyrshëm, ky akt i dënueshëm është dënuar edhe nga autoritetet politike përfaqësuese me të cilët ne komunikojmë, Komisioni Evropian në të gjitha nivelet, qoftë në nivelin e komisioneres Marta Kos, por edhe në të gjitha nivelet e tjera. Dhe Shqipëria, kur reagon po reagon bashkë me aleatët e vet, dhe prandaj është turp që të vish dhe të bësh politikë.

Sa i përket Edi Ramës, ti dhe ata shokët e tu duhet të lani gojën mirë, sepse Edi Rama është i vetmi kryeministër në historinë e këtij vendi që nga 1912, i cili çështjen e Kosovës e ka ngritur mu në mes të Beogradit, dhe e ka bërë me dije qartësisht edhe së fundmi në Bruksel, edhe në Beograd, në tetor të vitit 2014, që Kosova është shtet i pavarur. Dhe Shqipëria, Shqipëria mbështet fuqimisht, jo vetëm e ka mbështetur pavarësinë, sot mbështesim fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Faleminderit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.