Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha njofton takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.
I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha takoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.
Për Berishën, takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë amerikane përbën një prej momenteve të rëndësishme të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
“Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashke me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtesisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr”, tha Berisha.
Ndërkohë Berisha, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka zhvilluar një takim edhe me Mehmet Oz, Administratorin e Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi.
“Gjatë Konventës Republikane në Dallas, me Mehmet Oz, Administratorin e Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS)”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Takimi vjen në kuadër të axhendës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon takime me figura të Partisë Republikane dhe përfaqësues të administratës amerikane, gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet republikane në Dallas.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.