☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,667 ▼ -2.08% ETH $2,436 ▼ -2.19% XRP $1.3842 ▼ -1.87% SOL $103.4700 ▼ -2.2%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama-Conte: Njohje të sigurimeve shoqërore për efekt pensioni të shqiptarëve në Itali

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij italian, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e zgjidhjes së njohjes së sigurimeve shoqërore për qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali

Duke prekur këtë çështje, Kryeministri gjithashtu falenderoi shtetin italian për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane.

“Në Itali janë gjysmë milioni shqiptarë dhe 31 mijë prej tyre janë titullarë kompanish private. Ashtu sikundër, afro 300 mijë prej tyre kontribuojnë në arkën e shtetit italian dhe nga ana tjetër 115 mijë fëmijë mësojnë në shkollat italiane, si dhe 10 mijë studentë shqiptarë në universitetet italiane, ku janë më të mirët ndër studentët e huaj, gjë që ma konfirmoi edhe Kryeministri në cilësinë e profesorit të universitetit që ka patur mundësi t’i njohë nga afër studentët shqiptarë. Për këto arsye, mendoj se meriton të falënderohet Kryeministri dhe Italia mike, për jo vetëm fjalët, por edhe veprat kuptimplota në drejtim të integrimit të plotë të shqiptarëve në Itali”, – thotë Kryeministri.

Më tej, Rama nënvizon se, “meriton të çmohet dhe të futet në rrugën e zgjidhjes çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh në shtetin italian. Më vjen shumë mirë që bashkëpunimi i nisur në këtë drejtim është konfirmuar nga Kryeministri dhe ne do të vazhdojmë dhe do të përshpejtojmë përpjekjet për ta përmbyllur këtë  marrëveshje, që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e këtyre familjeve, për dinjitetin e këtyre njerëzve, por edhe për miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.