Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme
Ëndrra e Bashkimit Europian është ajo që e bën Shqipërinë të ndryshme nga vende të tjera që kanë përjetuar apo përjetojnë tranzicionin. Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Rama ndaj përfaqësuesve të Forumit Ekonomik Botëror, ku iu kërkua të bënte një përmbledhje të tranzicionit të Shqipërisë dhe të evidentonte sfidën më të madhe.
Rama u shpreh se nëse nuk do të ishte ëndrra për të qenë pjesë e familjes europiane, gjërat do të kishin qenë shumë më keq krahasuar me vendet e tjera.
“Unë besoj se ajo që bën diferencën është ëndrra. Njerëzit në Afganistan iu ofrua një ëndërr, por ata u tradhtuan. Në Irak, njerëzve iu tha se po bombardohemi sepse më pas ju pret një ëndërr. Por kjo nuk ndodhi. Për Mongolinë, nuk e njoh historinë në të njëjtën mënyrë, por e di se asnjë prej këtyre vendeve nuk e ka pasur ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit kanë kaluar nëpër trazicion sepse u është dashur të përballen me luftëra civile, etnike e fetare, dhe tani ndodhen të gjitha në fazën e zhvillimit. Por, nëse Bashkimi Europian nuk do të ishte aty si një ëndërr, gjërat do të ishin më keq se të gjithë ju”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.