☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,192 ▼ -0.48% ETH $2,526 ▼ -1.69% XRP $1.3669 ▼ -0.2% SOL $102.0600 ▲ +0.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Gjirokastër një takim informues me strukturat e pushtetit vendor dhe përfaqësues të bashkive të qarkut, ku u diskutua mbi Reformën Territoriale dhe nevojën për një organizim më funksional të qeverisjes vendore.

Në këtë takim, ai vuri theksin tek përfaqësimi më i drejtpërdrejtë i qyteteve në këshillat bashkiakë dhe tek riorganizimi i njësive administrative, duke e cilësuar si një proces të domosdoshëm për të shmangur fragmentarizimin e pushtetit lokal.

Rama shpjegoi se reforma synon të sjellë një përqendrim më racional të funksioneve, duke i dhënë çdo qyteti drejtuesin e vet, i cili do të jetë njëkohësisht edhe nënkryetar i bashkisë, si dhe përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak.

Ai solli shembuj konkretë nga Libohova, Memaliaj dhe Tepelena, duke theksuar se qytetet do të kenë kuotat e tyre të përfaqësimit dhe nuk do të cenohet buxheti i secilit.

Në videon e bërë publike nga vetë Kryeministri Edi Rama , ai deklaroi se “Qëllimi është për të pasur një përqendrim më racional, të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla, edhe të mëdhatë i kanë të vështira. Ndryshe nga sot, çdo qytet do të drejtohet nga drejtuesi i qytetit, që do jetë njëkohësisht edhe nënkryetari i bashkisë. Do ketë përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak. Do ndahet këshilli bashkiak me kuota, kaq kuota ka nga Libohova. Si do ia marrim ne buxhetin Libohovës dhe ta çojmë në Gjirokastër? Si? Aty në këshill, Libohova do ketë përfaqësuesit e vet. E njëjta gjë në Memaliaj dhe Tepelenë, ato janë dy qytete të barabarta. Jam dakord që njësitë administrative sot nuk funksionojnë si duhet, nuk bëjnë atë gjënë për të cilën janë të parët që duhet ta bëjnë.”

Kryeministri nënvizoi se njësitë administrative aktuale nuk e kanë përmbushur funksionin për të cilin janë krijuar, duke e parë reformën si një mundësi për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur investimet në nivel vendor.

Ai e cilësoi këtë proces si një hap të rëndësishëm për të afruar qytetarët me vendimmarrjen dhe për të garantuar barazi mes qyteteve të qarkut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.