☁️
Tiranë 25°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,663 ▲0.94%
DOW 52,574 ▲0.98%
NASDAQ 26,361 ▲1.07%
NAFTA 100.47 ▼1.96%
ARI 4,390 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,162 ▲ +0.05% ETH $2,541 ▲ +3.16% XRP $1.3520 ▼ -0.1% SOL $101.1500 ▲ +1.37%
S&P 500 7,663 ▲0.94 % DOW 52,574 ▲0.98 % NASDAQ 26,361 ▲1.07 % NAFTA 100.47 ▼1.96 % ARI 4,390 ▼0.4 % S&P 500 7,663 ▲0.94 % DOW 52,574 ▲0.98 % NASDAQ 26,361 ▲1.07 % NAFTA 100.47 ▼1.96 % ARI 4,390 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Kryeministri Edi Rama ka folur për negociatat lidhur me zhvillimin e ishullit të Sazanit, duke u ndalur te furnizimi me ujë dhe energji elektrike.

Rama tha se çështja e ujësjellësit dhe e linjës elektrike për në ishull mbetet një nga pikat më të vështira të negociatave, pasi sipas tij, Shqipëria nuk mund të financojë me paratë e shtetit investime të tilla.

“Kjo e ujit dhe dritave është thembra e Akilit të negociatave, sepse qysh në krye të herës pozicioni ynë është shumë i qartë, ne nuk mund të investojmë për ujësjellësin dhe për linjën elektrike të Sazanit, për ta çuar nga bregu i detit deri në ishull, sepse askush s’do ta kuptonte se si në një vend ku ende ka fshatra, apo ka territore të banuara periferish ku duhen bërë investime për ujësjellës dhe furnizime me energji elektrike, të investohet me paratë e shtetit për këtë”, tha Rama në podkastin “Flasim shqip”.

ADVERTISING
Back to School në NovaHome
Ulje deri në 50%
Kryeministri theksoi se kjo është një pikë ku qeveria shqiptare nuk ka bërë lëshime, ndërsa pala tjetër, sipas tij, e ka problem për shkak të kostos.

“Kjo është një pikë e negociatës që ne s’e kemi lëshuar dhe ata e kanë problem sepse kushton. Ata s’po blejnë ishullin dhe s’po marrin pronësinë mbi ishullin, pasi Republika e Shqipërisë është partnere”.

Rama foli edhe për komunikimin me Jared Kushnerin në nisje të këtij procesi, duke theksuar se marrëdhënia mes palëve është bazuar në ligj dhe rregulla.

“Ka një gjë tjetër që dua ta theksoj, Kushneri, në momentin kur ka nisur ky proces më ka thënë: Çdo gjë sipas librit, sipas ligjit, sipas rregullave, kështu që në këtë pikë unë jam shumë i qartë, je kush je, unë jam kryeministër i Shqiptarëve, pranoj të më shikosh në sy, dhe nga lart poshtë mua s’më sheh dot, Amerika mund të jetë shumë e madhe, por kur vjen puna për çfarë përfaqësojmë, ti ke vendin tënd, unë kam vendin tim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.