☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,846 ▲ +0.83% ETH $2,268 ▲ +1.22% XRP $1.2522 ▲ +0.49% SOL $95.5900 ▼ -0.48%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma e strehimit, Demo: Përfitojnë 700 familje. Numri pritet të rritet vitin e ardhshëm

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të qyteteve përmes Rilidjes Urbane 2.0, ku fokusi nuk qëndron vetëm te transformimi i hapësirave publike apo infrastrukturës, por te cilësia e jetesës, ekonomia lokale dhe mundësitë për të gjithë qytetarët që zgjedhin të ndërtojnë jetën e tyre në qytetet e vendit.

“Në fakt me Rilidjen Urbane 2.0 ne kemi në një fazë të re të zhvillimit të qyteteve dhe është krejt normale që kjo fazë nuk lidhet thjesht me transformimin e hapësirave publike apo infrastrukturës në tërësi, por lidhet me cilësinë e jetesës, ekonominë lokale dhe aq më shumë mundësitë që ne kemi për të gjithë ata që zgjedhin të ndërtojnë jetën e tyre në qytete të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë”, deklaroi Demo gjatë eventit për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0

Sipas ministrit, reforma e strehimit përbën një nga shtyllat kryesore të kësaj qasjeje të re. Ajo synon ta bëjë qytetin më të jetueshëm, më të aksesueshëm dhe të krijojë një ekosistem të qëndrueshëm demografi për ndërtimin e ekonomive lokale.

“Reforma për sa i përket strehimit është një nga shtyllat kryesore që në fakt e bën të mundur që qyteti të jetë më i jetueshëm, më i aksesueshëm dhe mbi të gjitha të krijojë një ekosistem të tërë, të qëndrueshëm edhe nga pikëpamja demografike për të ndërtuar ekonomi lokale. Dhe në këtë kontekst kjo reformë është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme”, theksoi ai.

Në lidhje me thirrjen e vitit 2026, ministri informoi se janë përzgjedhur projektet fituese dhe rreth 700 familje do të përfitojnë prej tyre.

Sipas tij, bashkitë kanë një rol proaktiv, ndërsa 35% e programit është e bashkëfinancuar prej tyre.

“Programi do të vazhdojë edhe në vitin 2027 me përmasa edhe më të mëdha, prandaj bashkitë duhet të punojnë intensivisht për identifikimin e familjeve në nevojë dhe përgatitjen e aplikimeve, në mënyrë që të niset sa më shpejt”, u shpreh ai.

Duke folur për taksën 3% mbi strehimin që bashkitë kanë marrë deri tani, Demo theksoi se ajo nuk është qëllim në vetvete.

“Duhet të kuptojmë që 3% nuk është qëllim vetvete për asnjë nga bashkitë që përfiton nga zhvillimi i territorit ose metrat katrorë. 3%i në fakt është pjesë e një politike kombëtare ku ne duhet të adresojmë nevojat që territori ka. […] Koordinimi i kësaj shume me një instrument kombëtar, duke lidhur së pari nevojat që ka bashkia specifike që ka gjeneruar të ardhurat dhe pastaj çdo surplus që ekziston në territor, absolutisht duhet të adresojë nevojat që ne kemi në të gjitha bashkitë e vendit”, deklaroi ministri.

Ai theksoi se edhe bashkitë që nuk kanë nivele të larta ndërtimesh të reja dhe rrjedhimisht nuk gjenerojnë 3% të lartë, do të kenë instrumentet e nevojshme përmes këtij koordinimi kombëtar.

Demo nënvizoi se politika e strehimit nuk është thjesht politikë sociale, por politikë e zhvillimit ekonomik lokal.

“Politika e strehimit nuk është një politikë sociale, por në fakt është një politikë e zhvillimit ekonomik lokal dhe ne këtë duhet ta bëjmë në çdo bashki që të krijojmë mundësitë që ne të kemi të gjithë treguesit e nevojshëm për të pasur dhe për të projektuar zhvillim ekonomik, duke e filluar nga nevoja që ne kemi për të mbajtur çiftet e reja, profesionistët e rinj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Roli i kryetarëve të bashkive do të jetë imperativ në vënien me sukses në jetë të kësaj nisme kombëtare kaq të rëndësishme”, përfundoi ministri Ervin Demo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.