☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.29%
DOW 53,123 ▼0.64%
NASDAQ 26,137 ▼0.74%
NAFTA 86.35 ▲2.32%
ARI 4,589 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,313 ▲ +8.34% ETH $2,311 ▲ +14.79% XRP $1.2528 ▲ +20.21% SOL $87.1100 ▲ +7.61%
S&P 500 7,686 ▼0.29 % DOW 53,123 ▼0.64 % NASDAQ 26,137 ▼0.74 % NAFTA 86.35 ▲2.32 % ARI 4,589 ▲0.95 % S&P 500 7,686 ▼0.29 % DOW 53,123 ▼0.64 % NASDAQ 26,137 ▼0.74 % NAFTA 86.35 ▲2.32 % ARI 4,589 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë tur

Bashkia e Poliçanit ka vijuar dëgjesat publike me qytetarët në kuadër të konsultimeve për reformën e re administrative-territoriale.

Gjatë takimit të zhvilluar në qytet, banorët janë shprehur kategorikisht kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Poliçan me Bashkinë e Beratit, duke e cilësuar këtë projekt si shkatërrues për të ardhmen e zonës.

Gjatë fjalës së saj, një nga qytetaret e pranishme e cilësoi projektin e reformës si “shfarosës dhe denigrues”, duke hequr paralele me pasojat që solli shkrirja e mëparshme e komunave në fshatrat e braktisura. Ajo ngriti shqetësimin për largimin e shërbimeve, varfërimin e zonave dhe degradimin e arsimit në klasa kolektive.

Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë, ajo kërkoi reflektim të menjëhershëm, duke bërë thirrje që kreu i qeverisë “t’i vendosë gishtin kokës”.

“Zoti kryeministër, qytetarët e Poliçanit nuk kanë bërë asnjë turp me flakën që i vunë teserave, por i kanë thënë stop zjarrit e vullkanit që po ndiznin në zemrat e shqiptarëve. Ne nuk jemi marioneta, por do të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. I them jo kësaj reforme denigruese”, u shpreh ajo mes të tjerash, informon BW.

Kundërshtim të fortë shprehu edhe një prind e trajner i rinjve në Poliçan, i cili e quajti reformën “vrastare për qytetin” dhe kërkoi që vendimmarrja t’u lihet vetë banorëve përmes votës.

“Unë nuk largohem nga vatani im, fëmijët e mi do t’i rris këtu. Nuk e lë vatanin e prindërve të mi që kanë derdhur 40 vjet djersë. Politika duhet të na pyesë ne; të bëhet referendum dhe ta vendosim me votën tonë,” deklaroi ai.

Ndërkaq, një tjetër banor e cilësoi tjetërsimin e autonomisë vendore si një “gjenocid të kohëve moderne” me marifete administrative, që rrezikon t’i lërë qytetarët pa spital e pa shërbime bazë. Ai iu bëri thirrje deputetëve të qarkut të Beratit që të përballen me popullin dhe të mbajnë përgjegjësi:

“Deputetët e zonës tonë duhet të vijnë këtu ballë për ballë, t’i dëgjojnë kërkesat e popullit sepse u kemi dhënë votën. Ne do ta bëjmë betejën me ligj e me rregulla deri në fund, sepse na takon të qëndrojmë si bashki.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.