☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,796 ▲ +0.55% ETH $2,268 ▲ +1.07% XRP $1.2495 ▼ -0.5% SOL $95.6300 ▼ -1.27%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale, debate të forta gjatë dëgjesës në Librazhd, qytetarët i kërkojnë deputetit Komici të mos shkrihet

Dëgjesa publike e radhës për Reformën Territoriale u kthye në një ballafaqim të ashpër dhe të paprecedentë me deputetin e Partisë Socialiste, Olsi Komici.

Takimi, i cili supozohej të shërbente si një platformë komunikimi për të diskutuar ndarjen administrative, nxori në pah pakënaqësinë e thellë të qytetarëve, të cilët e përballën të zgjedhurin e tyre me dështimin e kësaj reforme, duke theksuar se në vend të decentralizimit të premtuar, komuniteti do të marrë një centralizim që largon shërbimet bazë, rrit kostot e jetesës dhe lë zonat periferike në harresë të plotë, informon TCH.

“Si quhet ekipi i Librazhdit? Si quhen rrugët e Librazhdit? Vallja e Rrajcës, si e keni quajtur? Pallatin e Kulturës si e quani? Kështu shuhet kultura, sepse historikisht ja keni marrë Librazhdit, bujqësinë, parqet kombëtare, historikisht i ka marrë Librazhdi.

Parku Kombëtar i Shebenikut është Park Kombëtar dhe keni investuar në Librazhd në një rrugë për një liqen atje. Jeni mësuar të flisni dhe të bëni si të doni, por këtu këmbë librazhdioti nuk shkel më. Unë jam qytetar i Përrenjasit dhe nuk na ofendoni dot. Mblidhni mendjen, sepse ju vota këtu nuk merrni më, ta dini ju Mazniku dhe ajo politika e ndyrë e Librazhdit”, u shpreh qytetari.

Nga ana tjetër, Komici u orvat të mbronte raportin e Reformës Territoriale duke përdorur argumentet standarde mbi rritjen e efikasitetit në menaxhimin e fondeve dhe konsolidimin e buxheteve.

“Jemi në një fazë konsultimi publik, jemi mbledhur për të marrë mendime, pavarësisht tonit që ka gjithsecili prej jush. Ligji i ri i ndarjes territoriale synon bashkime të forta, buxhet më të madh, investime më të shumta. Nuk kam frikë të dal përballë jush, sepse i kam vota gjaku, vota zemre”, u shpreh deputeti Komici mes të tjerash.

Reforma e re Territoriale parashikon bashkimin e Përrenjasit me Librazhdin, propozim që ka hasur kundërshti dhe pakënaqësi në popull.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.