☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.42 ▲1.52%
ARI 4,052 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,922 ▲ +1.33% ETH $2,353 ▲ +1.49% XRP $1.3270 ▲ +2% SOL $101.9200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rusët tregojnë se a kanë gisht në një “marrëveshje të fshehtë” me Amerikën dhe Francën për Kosovën

Qëndrimi i prerë i kancelares gjermane, Angela Merkel, kundër idesë për korrigjim të kufijve, ide për të cilën shumëkush thotë se do të dërgojë ujë në mullinjtë e Rusisë, vazhdon ta mbajë të acaruar Moskën.

Një gjë e tillë është vërejtur edhe në konferencën e sotme të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e cila ka thënë se diçka që vjen nga mediat e Kosovës dhe nga Gjermania- nuk mund të merret si diçka serioze.

Këto fjalë ajo i ka thënë kur është pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja, Rusia dhe Franca kanë arritur një marrëveshje sekrete sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“ Ne vërtetë nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Në pyetjen tuaj ju e gjeni përgjigjen: Mediat kosovare në gjuhën shqipe të cilat i janë referuar burimeve gjermane. Nuk besoj se mund të flasim seriozisht rreth kësaj”, ka thënë Zaharova.

Sipas saj për një çështje të tillë flet çdo ditë presidenti i Serbisë, Aleksander Vu֛çiq.

“Gjithçka që ka të bëjë lidhur me qëndrimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën e ka thënë dhe thotë çdo ditë presidenti i Serbisë”, ka shtuar ajo, duke vlerësuar se procesi i negociatave Kosovë-Serbi është jashtëzakonisht i vështirë.

Më herët ishte raportuar se ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Francës ishte arritur një marrëveshje e fshehtë për fqinjësi të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të nënshkruhej në mes të datave 28 qershor dhe 13 korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.