☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Sadiku: 150 mijë votues më pak në Kosovë, tregojnë pakënaqësinë qytetare

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, duke i cilësuar proceset e mëvonshme zgjedhore si të panevojshme dhe të dëmshme për demokracinë në vend.

Në Debat Plus, Sadiku tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë mbajtur pas një mandati të plotë qeveritar dhe kanë qenë zgjedhje të rregullta, ku partitë kanë pasur kohë të mjaftueshme për të ndërtuar programet dhe fushatat e tyre politike.

Megjithatë, sipas tij, proceset zgjedhore që kanë pasuar (28 dhjetorit 2025 dhe 7 qershor 2026) nuk janë karakterizuar nga gara e mirëfilltë politike, por nga përplasja politike e bazuar në fajësime.

“Zgjedhjet normale janë mbajt më 9 shkurtit, kanë qenë pas një mandati të plotë të qeveri Kurti. Dhe kanë qenë zgjedhje të rregullta, ku partitë kanë garuar me një program, kanë pas një kohë për të ndërtuar fushatën”.

“Dhe këto dy palë zgjedhjet pas atyre janë zgjedhje të panevojshme, ku nuk po garohet me program, nuk po garohet me ekip, nuk po garohet me ide dhe me vizion. Por, po garohet me një valutë të re në skenën politike, që është faji. Po garohet se kush po ka më shumë faj dhe kush po bllokon edhe kush po e çon vendin në zgjedhje. Komplet lufta që bëhet është me mund me i thënë shikuesit jo ne s’po bllokojmë, jo këta po bllokojnë. Është komplet proces, që qytetarin e ka agrivuar, e ka nervozuar, e ka demovtiuar për të marrë pjesë në zgjedhje. Dhe kjo është kjo shifër në zgjedhjet e fundit 100 e 50 mijë më pak (votues)”, ka thënë Sadiku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.