⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.71 ▼0.82%
ARI 4,179 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,156 ▲ +1.21% ETH $2,443 ▲ +3.1% XRP $1.3350 ▲ +2.03% SOL $105.5100 ▲ +2.47%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,179 ▲0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.71 ▼0.82 % ARI 4,179 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

“Safe City” regjistron mbi 33 mijë shkelje nga automjetet me targa të huaja: Nuk futesh në kufi pa paguar gjobën

Për tre muaj sistemi “Safe City” ka regjistruar 33.722 shkelje nga ana e automjeteve me targa të huaja.

Nga MPB për “Alsat” thonë se më së shumti shkelje janë regjistruar në muajin maj 11.258. ndërsa më së paku në shkurt 4.301.

Ministria e Brendshme ende nuk posedon me të dhëna se sa prej këtyre gjobave janë paguar, ndërsa nuk sqarojnë nëse kanë bazë të të dhënave me emrat e shkelësve, meqenëse sistemi “Safe City” identifikon vetëm targat e makinës, jo identitetin e shoferëve. Megjithatë, në rastin kur zyrtarët e pikave kufitare konstatojnë se një shtetas i huaj ka kryer shkelje paraprakisht, ai nuk do të lejohet të futet në shtet, pa e paguar gjobën.

“Shtetasit e huaj gjatë hyrjes në shtet nëse kanë shkelje paraprake në trafikun e territorit të shtetit tonë, i njëjti nuk është rregulluar, pra nuk e kanë paguar gjobën, të njëjtit duhet t’i paguajnë përpara se të hyjnë në shtet. Në periudhën e ardhshme pritet që të vendoset sistem për evidentimin dhe pagesën e sanksioneve të paguara dhe të papaguara, të kryera nga automjetet me targa të huaja gjatë hyrjes dhe daljes së tyre në pikat kufitare”, thonë për Alsat nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së për shkeljet në trafik të detektuara nga “Safe City”, shtetasit e huaj informohen gjatë hyrjes ose daljes nga kufiri, ndërsa u ofrohet trajtim i njëjtë për të paguar gjobën ashtu sikur shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Nëse e shlyejnë brenda 8 ditësh, do të paguajnë gjysmën e gjobës dhe atë mund ta bëjnë në bankë ose postë.

Safe City që nga 1 shkurti është aktiv në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa paralajmërohet të zgjerohet në mbarë vendin. Në muajin maj nga kamerat e Safe City, në total janë regjistruar rreth 29 mijë shkelje, ndërsa janë caktuar rreth 17 mijë gjoba./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.