⛈️
Tiranë 23°C · Stuhi 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,464 ▼ -1.65% ETH $2,540 ▼ -2.59% XRP $1.3700 ▼ -1.72% SOL $102.0100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Politika

Sali Berisha përkujton Azem Hajdarin në 28-vjetorin e vrasjes së tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, duke e cilësuar atë si “Tribunin legjendar të lirisë” dhe duke e vendosur figurën e tij në qendër të frymëzimit politik të opozitës shqiptare. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Berisha ka përdorur gjuhë të fortë dhe thirrje mobilizuese për demokratët, duke e lidhur kujtimin e Hajdarit me betejën aktuale politike.

Në mesazhin e tij, Berisha ka deklaruar se “Azem, ti je gjallë! Demokrate e demokrat, tribuni ynë sot na thërret: Në sulm! O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Të dashur miq, sot demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste.”

Berisha e cilësoi vrasjen e Hajdarit si “atentat terrorist shtetëror” dhe “vrasjen e shekullit për kombin shqiptar”, duke akuzuar qeverinë socialiste të kohës për përgjegjësi.

Ai e përshkroi Hajdarin si prijësin e Revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ’90 dhe themeluesin e pluralizmit politik në Shqipëri.

“Ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë kryen më 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër ndëshkimin e historisë. Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së guximit njerëzor, bëhen çdo vit që kalon më të ndritura dhe më madhështore,” shkroi Berisha.

Në vijim, ai e përshkroi Hajdarin si figurë që “si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu shqiptarëve lirinë dhe dinjitetin e munguar”, duke e vendosur atë si simbol të përjetshëm të demokracisë.

“Sot demokratët dhe demokratet frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë rregjimin e diktaturës së bandave, drogës, kakistokracisë dhe tradhtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës,” vijoi Berisha.

Sipas tij, “Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare. Demokrate dhe demokrat, tribuni ynë sot na thërret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Azem, ti je gjallë!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.