☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▲0%
ARI 4,114 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $63,802 ▼ -0.85% ETH $1,806 ▼ -0.96% XRP $1.0907 ▼ -2.14% SOL $76.8100 ▼ -1.75%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▲0 % ARI 4,114 ▲0 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▲0 % ARI 4,114 ▲0 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
13 Jul 2026
Breaking
Kosova

Sërish pak interesim për studime në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Ministria nuk ndau bursa për motivim

Programet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe edhe këtë vit kanë tërhequr vëmendjen e pak nxënësve, ku sipas të dhënave deri më 6 korrik në Letërsi Shqipe kanë aplikuar vetëm 18 nxënës, teksa në programin Gjuhë Shqipe 22. Fakulteti i Mjekësisë vazhdon të mbetet ndër më të kërkuarit. Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit po shqyrtojnë masa për të nxitur regjistrimin në drejtimet me interesim të ulët.

Brenda fakultetit të Filologjisë janë nëntë programe aktive.

Por shumë aktiv s’po duket të jenë nxënësit që aplikojnë në dy degë të posaçme ndonëse i përkasin gjuhës amtare.

Deri më 6 korrik, pak para përfundimit të afatit, në drejtimin Letërsi Shqipe janë regjistruar vetëm 18 studentë, ndërkaq në programin Gjuhë Shqipe 22.

Një numër i tillë sipas dekanit të Filologjikut, Abdulla Rexhepi, s’ka të bëjë drejtpërdrejtë me UP-në.

“Zhvillimi i teknologjisë, studentët janë të interesuar për studimet teknologjike, për studime të tjera, dhe studimet për shkencat humanistike dhe për shkencat shoqërore kanë rënë dukshëm gjithandej dhe jo vetëm tek ne. Ne jemi më mirë sesa rajoni”, ka theksuar Abdulla Rexhepi, dekan i Fakultetit të Filologjisë.

Në vitin 2024, Ministria e Arsimit vendosi të jap për nxënësit bursa nga 1 mijë euro, për ta rritur interesimin për këto programe.

Mirëpo për shkak të keqpërdorimeve që u evidentuan, tash janë ndalur këto.

“Aktualisht jemi në negociata me MASHT për t’i rikthyer dhe për ta menaxhuar më mirë dhënien e këtyre bursave”, ka theksuar Rexhepi.

Për këtë situatë masa po shqyrtohen edhe nga Rektorati i UP-së.

“Jemi duke punu ngushtë me ministrinë e Arsimit që çfarë politika me zhvillu që me arrit mi zhvillu kuadrot që i duhen këtij vendi, kësaj shoqërie”, ka deklaruar Arben Hajruallahu, rektor i Universitetit të Prishtinës.

Ndryshe nga Filologjiku, njësi më voluminoze e Universitetit shtetërorë është Fakulteti i Mjekësisë.

Dekani Sefedin Muçaj, tregon se për 462 vende aplikojnë mbi 1800 kandidatë. Me mesatare llogaritet se për një vend aplikojnë 4 studentë.

“Ne e kemi bë një diskutim me UP-në që të rritet numri i të pranuarve ndër vite, mirëpo gjithmonë duke marrë kriteret e Agjencionit të Akreditimit, vullneti është shpreh që në të ardhmen të bëhet një gjë e tillë, kështu që jemi në pritje. Besoj se në vitet e ardhshme të jetë një numër më I madh”, ka potencuar Sefedin Muçaj, dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Dekani i Mjekësisë thekson faktin se fakulteti i posedon kapacitetet e nevojshme për rritjen e numrit të studentëve që mund të vijojnë studimet aty./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.