🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 14 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $64,611 ▲ +1.21% ETH $1,676 ▲ +0.07% XRP $1.1458 ▲ +0.08% SOL $68.4000 ▲ +1.41%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
14 Jun 2026
Breaking
Politika

“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”, Rama: Nga 38 në 64 pikë, progres historik

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2025.

Në podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, që sipas tij dëshmon progresin e bërë në mirëqeverisje dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.
“Një tjetër vlerësim për Shqipërinë si vendi lider në Ballkanin Perëndimor. Për çfarë? Për transparencën buxhetore.

Një vlerësim ndërkombëtar domethënës: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, e realizuar nga partneriteti ndërkombëtar për buxhetin, që e rendit Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore.

Një rezultat i rëndësishëm që mat një nga elementët themelorë të mirëqeverisjes: sa i hapur është shteti ndaj qytetarëve në mënyrën se si mbledh, administron dhe shpenzon fondet publike.

Nga 38 pikë në vitin 2015, Shqipëria është 64 pikë në vitin 2025, pra thuajse dyfishin. Shqipëria ka shënuar progresin më të madh historik në këtë tregues, krahasuar me vendet e tjera. Ka më shumë rëndësi fakti, madje, se nuk bëhet fjalë për një përmirësim të rastësishëm, por për një rezultat të një dekade reformash, digjitalizimi, rritje standardesh të raportimit dhe forcimit të mekanizmave llogaridhënës. Dhe, në një kohë kur vendi po afrohet në Bashkimin Europian dhe po tërheq investime gjithnjë më të mëdha ndërkombëtare, transparenca nuk është vetëm një standard demokratik, ai është një kusht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për besimin. Natyrisht, kemi nevojë të bëjmë më shumë në këtë drejtim dhe kemi nevojë të rritemi më shumë. Dhe këtë e bëjmë duke vazhduar punën dhe duke synuar, jo më vendin e parë në rajon, por nivelin mbi mesatar të shteteve anëtare të Bashkimit Europian”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.