☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 104.32 ▲4.27%
ARI 4,307 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,538 ▲ +1.08% ETH $2,493 ▲ +0.77% XRP $1.3860 ▲ +3.51% SOL $100.8100 ▲ +1.15%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Maqedonia

Shtyhet gjykimi ndaj 13 nëpunësve të policisë lidhur me rastin “Pulse”, mungonin dëshmitarët

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot është shtyrë seanca dëgjimore në procesin gjyqësor kundër 13 nëpunësve të policisë të akuzuar për krime të rënda kundër sigurisë publike, të lidhura me tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Arsyeja e shtyrjes është mosparaqitja e dëshmitarëve të caktuar për seancën. Siç informoi gjykata, disa nga thirrjet e dëshmitarëve janë kthyer si të dorëzuara në mënyrë të parregullt ose të shënuara si “nuk ka kërkuar”, ndërsa për të tjerët nuk ka prova se janë pranuar.

Një dëshmitar, njoftoi prokurorja Spasenka Andonova, me telefon ka konfirmuar se e kishte marrë thirrjen, por deklaroi se do të vinte vetëm nëse do të siguronte transportin për në Shkup.

Gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska paralajmëroi se për seancën e ardhshme, thirrjet do të dorëzohen përmes stacionit policor. Nëse dëshmitarët nuk paraqiten përsëri, siç tha ajo, do të zbatohen mekanizma ligjor – gjoba dhe paraburgim i detyrueshëm. Seanca e radhës është caktuar për 21 shtator.

Pas seancës së sotme, Dragi Stojanov, babai i Pançe Stojanovit, shprehu pakënaqësi për shtyrjen e përsëritur dhe i bëri thirrje gjykatës që të përdorë të gjitha mekanizmat.

“Rekomandojmë që gjykata, pavarësisht faktit që dëshmitarët nuk janë sjellë, t’i ftojë siç duhet, t’i telefonojë dhe t’i kontaktojë për të përcaktuar arsyen. Ne humbim kohë, nerva dhe kemi shumë stres kur vijmë këtu. I bëj thirrje gjykatës që t’i ftojë siç duhet dhe të përdorë të gjitha mekanizmat që i nevojiten, nëse është e nevojshme, t’i sjellë me një shoqërim policor. Ndoshta njëri nga dëshmitarët është nën kërcënim ose nuk lejohet të vijë. Le të dëshmojë. Ne rekomandojmë që dëshmitarët të vijnë dhe të tregojnë të vërtetën, të mos kenë frikë dhe të mos i nënshtrohen kërcënimeve dhe presionit”, tha ai.

Stojanovi tha se familjet po përballen me presion nga avokatët, për siç tha ai, “atë që themi për ta”.

“Avokatët po na kërcënojnë se do të ngrenë padi penale kundër nesh për atë që themi për ta. Rekomandojmë që para se të ngrenë kallëzime penale, të vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë, të ndërrojnë anë për 10 minuta dhe të mendojnë se si do të ishte nëse është fëmija i tyre. Nëse mendojnë se duke ngritur kallëzime penale do të marrin para nga unë, deri te kjo ka ardhë puna”, tha ai.

Gjyqi lidhet me zjarrin tragjik që shpërtheu më 16 mars në diskotekën “Puls” në Koçani, ku jetën e humbën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.