Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,060 ▲ +0.41% ETH $1,882 ▲ +0.58% XRP $1.0036 ▼ -0.09% SOL $75.2800 ▼ -0.45%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulanc

Edhe gjatë orëve të natës së premte duke gdhirë dita e sotme (15 gusht) situata nga zjarret në vend ka qenë kritike në zonën e Lurës.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe tani raportohet se i janë afruar e rrezikojnë banesat.

Autoritetet informojnë se mbi 170 forca janë angazhuar në terren që prej orëve të para të mëngjesit.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, forcat e ushtrisë dhe policia. Ndërkohë, në Lurë kanë mbërritur edhe dy avionë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme, pasi janë evidentuar disa vatra në zona të ndryshme. Për shkak të situatës së rënduar, prej ditës së djeshme në Lurë ka qëndruar edhe një ambulancë me staf mjekësor.

Raportohet se një person është lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.

Në terren prej tre ditësh ndodhet edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, i cili po ndjek nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e zjarreve. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa forcat në terren po punojnë për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave.

Një foto ka bërë edhe xhiron e rrjetit së fundmi, ku shfaqen 6 vatra zjarri në të njëjtën kohë, pothuajse në vijë të drejtë në një shpat mali (pllajë me bimësi e pyje), në distancë pothuajse të njëjtë nga njëra-tjetra dhe dukshëm të vendosura nga dora e njeriut qëllimisht.

Mësohet se autoritetet ligjzbatuese kanë nisur hetimet aktualisht dhe pritet të ketë informacione të reja mbi dinamikën dhe shkaqet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.