☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.30 ▲0%
ARI 4,477 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,728 ▼ -2.13% ETH $2,453 ▼ -2.09% XRP $1.4002 ▼ -4.9% SOL $101.8100 ▼ -3.05%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.30 ▲0 % ARI 4,477 ▼1.38 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.30 ▲0 % ARI 4,477 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka raportuar mbi situatën kritike të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit, duke theksuar angazhimin e pandërprerë të Forcave të Armatosura në operacionet e shuarjes dhe vënies nën kontroll të vatrave.

Sipas tij, në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, flakët kanë detyruar evakuimin e 10 familjeve, ndërsa në terren janë angazhuar 55 efektivë të FA të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Efektivët tanë janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje për të mbrojtur jetën e banorëve dhe pronat e tyre”, deklaroi Nufi.

Ndërkohë, vatra zjarri janë raportuar edhe në zonën e Ungrejt në Lezhë, ku po operojnë 80 efektivë dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Ministri theksoi se në Zall-Herr, zjarri në fshatin Qinam është shuar, ndërsa në Dajt vijojnë operacionet me 30 efektivë dhe një helikopter. Forcat e Armatosura janë angazhuar gjithashtu në Mallunxë të Matit, ku aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe mbeten në gatishmëri të plotë për ndërhyrje aty ku paraqitet nevoja.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Që prej orëve të para të ditës, efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në terren, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

Në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa 10 familje janë evakuuar.

Në Njësinë Administrative Ungrej, bashkia Lezhë, janë angazhuar 80 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.

Në fshatin Qinam, Zall-Herr, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Zjarri konsiderohet i fikur.

Në Dajt, vijon angazhimi me 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.

Në Mallunxë, Mat, janë angazhuar 30 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës i FA. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në mbështetje të komuniteteve, aty ku nevojitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.