☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.46 ▼1.28%
ARI 4,053 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,875 ▼ -1.37% ETH $2,307 ▼ -2.21% XRP $1.2935 ▼ -3.04% SOL $99.7900 ▼ -1.96%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Skënderbeu-Tirana në RTSH, Ahmataj: Futbolli luhet për tifozët, futemi në fushë për të marrë 3 pikët

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Tiranës, që do të luhet nesër në orën 18:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH. Tekniku i korçarëve është shumë i gëzuar që skuadra do të luajë para tifozëve të saj për herë të parë këtë sezon dhe deklaron se Skënderbeu synon maksimumin e pikëve ndaj Tiranës.

“Futbolli luhet për tifozët, ata janë një shtysë e madhe për çdo sportist dhe për çdo klub. Presim me padurim që të prezantojmë skuadrën përballë qytetit, përballë tifozëve të kësaj skuadre që presin kaq shumë që Skënderbeu të rikthehet në nivele të larta. Kemi punuar fortë, shpresoj të performojmë në mënyrë shumë të mirë.

Në çdo ndeshje, në çdo stadium ku luajmë, ne futemi për të marrë 3 pikët. Patjetër që skuadra do të jetë në maksimumin e saj. Ndihet edhe te sportistët që duan me patjetër të shprehen përballë tifozëve të tyre, sepse futbolli luhet për tifozët.

Vetëm në ndeshjen me Dinamo na mungoi goli, sepse me Egnatian kemi shënuar, madje kemi shpërdoruar shumë. Në të gjitha takimet kemi shpërdoruar shumë. Kjo është një pjesë që do vijë dhe do përmirësohet në të ardhmen sepse mendojmë që të gjithë lojtarët e kanë aftësinë për ta bërë këtë gjë.

Në futboll ka disa ligje të pashkruara, që kur nuk shënon do ta pësosh. Por ka dhe disa ligje të tjera, që në futboll, loja nuk e përligj rezultatin. Ndodh rrallë, por ja që ndodh. Do ketë momente që janë në favorin tonë në këtë lloj situate”, ka thënë mes të tjerash Ahmataj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.