☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.42 ▲1.52%
ARI 4,052 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,922 ▲ +1.33% ETH $2,353 ▲ +1.49% XRP $1.3270 ▲ +2% SOL $101.9200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Sllobodan Petroviq u sulmua nga zyrtarët e Lista Srpska 8 ditë pasi Vuçiq e shpalli tradhtar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka shumë kohë që e ka shpallur tradhtar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq. Madje, akuza të njejta për të pati edhe Lista Serbe. Për këtë temë, Petroviq, foli publikisht për mediat kosovare e presidentit serb ia dërgoi edhe një letër publike. Për rastin ndërkaq të informuar janë edhe Bashkimi Evropian. Megjithatë, sot në mes të ditës, në njërin nga restorantet e Prishtinës, Petroviq u sulmua nga dy persona që dyshohet të jenë anëtarë të Listës Serbe, e këta të fundit tashmë janë vënë nën pranga nga Policia e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  deputetit serb të Kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviq ia kishte hedhur disa akuza, sidomos lidhur me kalimin e Ushtrisë në Kuvend e Dokumentit për Platformën e Dialogun Kosovë-Serbi, për të cilat e akuzonte këtë të fundit se e kishte ndihmuar me votë.

Madje, atë e kishte shpallur edhe tradhtar dhe jo serb, që proteston kundër shtetit të Serbisë dhe kundër Listës Serbe.

Ai siç tha Vuçiq, ishte personi i 61-të që votoi platformën për dialog në Kuvendin e Kosovës.

“A e dini se kush e nënshkroi (ose mbrojti) letrën më të poshtërsuar ndaj serbëve në dekadat e fundit? Serbi dha votën, dhe ai ishte i 61-ti në Kuvendin e Kosovës. Ai serb është Sllobodan Petrovic, i cili është një person që proteston kundër shtetit të Serbisë dhe kundër Listës Serbe, të cilën populli jonë e zgjodhi në mënyrë legjitime dhe ua dha votën,” ishte deklaruar Vuçiq.

Për të njëjtat tema, e kishin akuzuar përmes një komunikate për media edhe Lista Serbe, duke thënë se nga Petroviq ishte distancuar edhe Oliver Ivanoviq.

Për këtë rast, vetë Petroviq i kishte dërguar një letër të hapur Vuçiqit, ndërkaq, deklaratat e të parit të Serbisë i cilësonte si kërcënime që i lidhte edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Tashmë jam bërë shënjestër bashkë me njerëzit me të cilët punoj si dhe familja, kam menduar se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit që ishte tragjedi ata që e vunë atë në shenjë morën mësime, por duket se e kam mashtruar veten”, u deklarua ai për Tv Klanin e Kosovës.

Megjithëse për këto kërcënime është folur se ka ndërhyrë edhe Bashkësia Ndërkombëtare, sot në mes të ditës në afërsi të objektit të Kuvendit, Petroviq u sulmua nga dy persona të cilët dyshohet se janë nga Lista Serbe.

“Në orën 10:30 kemi marrë informatën për nje mosmarrëveshje në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë. Për këtë rast në polici janë shoqëruar tre persona. Policia dhe prokurori i rastit po punojnë për këtë rast”, sqarojnë nga policia e Kosovës”, kanë bërë të ditur nga Policia.

Pak pas rastit, vetë Petroviq doli para mediave duke deklaruar edhe një herë se sulmi i tij është si rrjedhojë e disa deklaratave që kishte dhënë në një emision të mëngjesit për ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

“Milan Kostiq është personi që më sulmoi”, deklaroi Petroviq

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.