☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.68 ▲2.77%
ARI 4,474 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,414 ▲ +2.09% ETH $1,909 ▲ +1.21% XRP $1.0017 ▲ +0.04% SOL $75.8100 ▲ +0.74%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.68 ▲2.77 % ARI 4,474 ▲0.83 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.68 ▲2.77 % ARI 4,474 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbim

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një deklarate të gjatë ku thekson se protesta është një e drejtë demokratike, por nuk zëvendëson qeverisjen.

Sipas socialistit, protestat paqësore janë element thelbësor i demokracisë dhe duhet të pranohen si të tilla, ndërsa qeveria nuk duhet të fokusohet te reagimi ndaj tyre, por te ushtrimi i funksionit të saj.

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

O le le o le le protesta nuk është qeverisje!
Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë;
Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një qeveri nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe.

Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur!
Qeverisni! Këtë bëni, qeverisni!
Po hyjmë në një stinë të vështirë – nga pikëpamja e motit, pasojave të tij dhe për këtë shkak nga pikëpamja e shërbimeve;
Po hyjmë në stinën e nxehtë e të thatë dhe fenomeni El Niño – për të cilin po bëhen gati të gjithë që nga java e ardhshme, do të na prekë edhe ne me gjithë emergjencën që ai sjell;

Duhet të qeverisim – të bëhemi gati nga pikëpamja mjedisore, veçanërisht me zjarret, nga pikëpamja shëndetësore, veçanërisht me ndikimin në shëndetin e të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve kronikë, nga pikëpamja e punës, veçanërisht për të mbrojtur punëtorët, shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë, nga pikëpamja e shërbimeve, veçanërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar e bujqësor; po hyjmë në sezonin e lartë të turizmit – fluksi më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë edhe shërbimet që vitin e kaluar nuk ishin apo nuk funksionuan;

Të gjitha këto janë emergjencë!
Në të përditshmen e qeverisjes duhet të zbatojmë buxhetin; deri në fund të majit kemi mbledhur të ardhura edhe më shumë, por kemi shpenzuar më pak – janë para që i mungojnë ekonomisë, punës, njerëzve; duhet të investojmë!
Ashtu siç duhet të bëjmë gjërat që kemi thënë se do bëjmë; unë po e pres ende vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe; po pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur, skemën e re që duhet doemos pasuruar me elementë të tjerë, përfshirë edhe zgjatjen e lejes së lindjes dhe më shumë.
Janë shumë për t’u bërë nga ato që jemi angazhuar për të bërë!

Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre; puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë! Edhe ata në protestë duan shërbime, ndërkohë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që meritojnë shërbime. Kjo është puna e qeverisë; nëse nuk e bën, kot që rri!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.