🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 14 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $64,528 ▲ +0.95% ETH $1,674 ▼ -0.17% XRP $1.1436 ▼ -0.34% SOL $68.1700 ▲ +0.78%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
14 Jun 2026
Breaking
Politika

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ “Shqipëri e Re”, qytetarët rikthehen në shesh: “Rama jep dorëheqjen!”

TIRANË – Kryeqyteti pritet të jetë sërish sot qendra e protestës qytetare, ndërsa në orën 18:00 është thirrur tubimi i 15-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Pas dy javësh mobilizim të pandërprerë, protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë të mbajnë gjallë presionin qytetar, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe ndryshime të thella në mënyrën e qeverisjes së vendit. Slogani “Shqipëri e Re” vazhdon të dominojë pankartat dhe thirrjet e pjesëmarrësve, të cilët shprehen se protesta ka tejkaluar kufijtë e një pakënaqësie të zakonshme politike dhe është shndërruar në një revoltë të gjerë qytetare.

Tirana ka qenë për 14 ditë me radhë epiqendra e protestave, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbushur çdo mbrëmje sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit. Protestat janë shoqëruar me marshime të gjata drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke u kthyer në një nga mobilizimet më të gjata qytetare të viteve të fundit.

Por protesta nuk është kufizuar vetëm në Tiranë. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar aktivitete dhe tubime solidariteti edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa mbështetje për protestuesit kanë shprehur edhe komunitete shqiptare në vende të ndryshme të botës.

Një ditë më parë u zhvillua protesta e 14-të, e cilësuar nga pjesëmarrësit si tubimi më i madh deri tani. Të rinj, studentë, familje me fëmijë, pensionistë dhe qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë iu bashkuan marshimit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi.

Mesazhi kryesor i protestuesve mbetet i pandryshuar: “Rama jep dorëheqjen.” Krahas kritikave ndaj qeverisë, në protestë janë dëgjuar edhe akuza ndaj opozitës, ndërsa shumë pjesëmarrës kanë deklaruar se kërkojnë një ndryshim më të gjerë politik dhe institucional në vend.

Sipas organizatorëve, grumbullimi i sotëm do të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin tradicional drejt Kryeministrisë. Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta pritet të zgjasë për disa orë dhe të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 15-të, pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vazhduar mobilizimin. Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje për ndryshim, ata deklarojnë se do të vazhdojnë të dalin në rrugë derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Për protestuesit, mesazhi i kësaj të diele është i qartë: “Ju erdhi fundi. Shqipëria kërkon ndryshim.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.