☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Spasovski: OBRM-PDUKM në vitin 2018 kërkoi që qeveria teknike të mbetet në fuqi deri në hyrjen e Maqedonisë në BE

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski sot reagoi ndaj propozim-ligjit për qeverinë teknike në Kuvend, duke vlerësuar se miratimi i tij me procedurë të shkurtuar është në kundërshtim me parimet e përcaktuara dhe axhendën e reformave.

“Kjo zgjidhje ligjore e propozuar shkon përtej modelit dhe mënyrës se si u miratua Ligji për Qeverinë dhe është në kundërshtim me qasjen e dakorduar midis partive politike”, theksoi Spasovski.

Ai kujtoi se zgjidhja për ciklet zgjedhore dhe qeverinë teknike është rezultat i një marrëveshjeje politike midis katër partive më të mëdha, me garanci nga bashkësia ndërkombëtare, dhe se fillimisht ishte e kufizuar në zgjedhjet e vitit 2016. Përveç kësaj, ai theksoi se me kërkesë të OBRM-PDUKM-së në vitin 2018, e njëjta zgjidhje u ri-miratua pa afat kohor, pra me vlefshmëri deri në hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Spasovski theksoi se argumentet aktuale për ndryshimin e ligjit janë në kundërshtim me qëndrimet dhe iniciativat e mëparshme të të njëjtëve aktorë politikë.

“Sot, po shprehen qëndrime që hedhin poshtë drejtpërdrejt kërkesat dhe propozimet e bëra në vitin 2018”, tha Spasovski.Ai theksoi më tej se Ligji për Qeverinë është pjesë e një axhende më të gjerë reformash, e cila përfshin edhe kodin zgjedhor dhe kodin e ri penal.

“Duke miratuar një zgjidhje të tillë me nxitim, përmes një procedure të shkurtuar, nuk do të jemi në gjendje të përmbushim kriteret e axhendës së reformave, e cila parashikon një qasje sistematike dhe të plotë”, theksoi Spasovski./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.