☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Strasburg: Osmani kërkon ruajtjen e kufijve të Kosovës, Haxhiu thotë se taksa nuk duhet të hiqet

Sot në Strasburg është zhvilluar një takim ndërmjet deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendi të Kosovës. Pas këtij takimi palët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve.

Të pranishme në këtë takim kanë qenë edhe deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, të cilat e kanë bërë të qartë që në dialogun e Brukselit me Serbinë, kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pa prekshëm.

“Sot në Strasbourg, së bashku me deputetë të Parlamentit Evropian, diskutuam pikëpamjet tona për relacionet në mes të Kosovës dhe BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave. Prezantuam qëndrimin se dialogu duhet të zhvillohet në formatin shtet me shtet, ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete te barabarta dhe i cili rezulton me një marrëveshje ku Republika e Kosovës njihet në kufijtë e saj aktual”, ka thënë Osmani, raporton Gazeta Express.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka mandat kushtetues për udhëheqjen e këtyre bisedimeve, pasi që Kosova është Republikë parlamentare.

“Në takimin e përbashkët ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe BE si pikë e diskutimit ishte dialogu me Serbinë. Theksova nevojën e diskutimit mbi raportin që Qeveria ka proceduar në Kuvend e që lidhet me sfidat dhe arritjet në dialogun e Brukselit.

Kundërshtova qasjen në raport me dialogun me Serbinë dhe nevojën paraprake të një bilanci të marrëveshjeve në dialogun 6 vjeçar 2011-2017. Nuk mund të ecet tutje nëse nuk vendosen parime dhe kushte ndaj Serbisë.Poashtu theksova edhe njëherë faktin që Kosova është Republikë parlamentare dhe se Thaçi nuk ka mandat kushtetues dhe as mandat që ia njeh Kuvendi i Republikës Kosovës për të negociuar me Serbinë”, ka thënë ajo, raporton Gazeta Express.

Haxhiu gjithashtu e ka bërë të qartë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj Serbisë gëzon një përkrahje të madhe të qytetarëve dhe si e tillë nuk duhet të hiqet.

“Duke folur për tarifën ndaj Serbisë përmenda faktin se ky vendim gëzon mbështetje në Republikën e Kosovës dhe se nuk duhet të hiqet, poashtu përmenda faktin se që nga viti 2006, ne si subjekt kemi kërkuar reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë dhe se secili vend normal vendos masa të tilla kundrejt një vendi armiqësor siç është Serbia në këtë rast”, ka përfunduar Haxhiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.