🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.55 ▼1.2%
ARI 4,073 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,049 ▼ -1.31% ETH $2,310 ▼ -2.36% XRP $1.2990 ▼ -3.24% SOL $99.8800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal te sulmet me vlerësime negative në platformën Google, për të cilat rreth 15 biznese kanë bërë kallëzim në polici, duke i cilësuar si një sulm të koordinuar.

Braçe bëri thirrje për marrjen e masave, pasi sipas tij po tentohet të goditet ekonomia shqiptare, veçanërisht sektori i shërbimeve.

Po ashtu, deputeti socialist e cilësoi këtë sulm si një “krim” me pasoja të rënda jo vetëm për ekonominë, por edhe për sigurinë kombëtare.

Braçe: Na duhet një institucion që të mbrojë hapësirën online. Ta mbrojë nga keqinformimi, dezinformimi, nga dhuna dhe, natyrisht, nga sulmet që po zhvillohen aty.

Ajo që po ndodh në këtë hapësirë, për të cilën po flasim prej ditësh, është krim. Është krim në kushtet e një boshllëku të qartë ligjor dhe institucional.

Të sulmosh në mënyrën se si është sulmuar ekonomia shqiptare dhe dega më e rëndësishme e saj, ku 49% e ekonomisë përbëhet nga shërbimet, është një krim me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Nuk synohet thjesht t’i prishet puna një biznesi apo një personi, por po tentohet të goditet dega më e rëndësishme e ekonomisë së këtij vendi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.