🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.05 ▼1.96%
ARI 4,231 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,761 ▲ +0.8% ETH $2,545 ▲ +1.34% XRP $1.4052 ▲ +0.31% SOL $111.8300 ▲ +1.65%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.05 ▼1.96 % ARI 4,231 ▲0.34 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.05 ▼1.96 % ARI 4,231 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Supremja e shpall të paligjshëm nenin e OAK-së për humbjen automatike të së drejtës së avokatisë

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 61 të Statutit të Oda e Avokatëve të Kosovës, dispozitë kjo që parashihte humbjen automatike të së drejtës për ushtrimin e avokatisë në rast të mospagesës së obligimeve financiare ndaj Odës.

Vendimi është marrë nga Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së Nasuf Hasani kundër OAK-së, lidhur me ligjshmërinë e kësaj dispozite statutare të miratuar më 4 nëntor 2017.

Në njoftimin e Gjykatës Supreme thuhet se “është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 2 i nenit 61 të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës”.

Sipas Gjykatës, shqyrtimi i ligjshmërisë së Statutit të OAK-së “nuk përbën ndërhyrje në pavarësinë funksionale të Odës së Avokatëve”, duke theksuar se Gjykata Supreme ka juridiksion për të vlerësuar ligjshmërinë e çdo akti nënligjor të institucioneve publike.

Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata Supreme vlerëson se Ligji për Avokatinë përcakton qartë se avokati e humb të drejtën për ushtrimin e profesionit vetëm nëse brenda një viti nuk i përmbush detyrimet financiare ndaj Odës.

“Ky standard minimal kohor i përcaktuar me ligj nuk mund të ndryshohet me akt nënligjor”, thuhet në vendim.

Gjykata konstatoi se dispozita e Statutit të OAK-së i jepte Odës kompetencë për të caktuar afate më të shkurtra se ato të parapara me ligj, duke krijuar kështu “standard juridik më të ashpër se ai i përcaktuar me ligj”.

Sipas Supremes, një rregullim i tillë “cenon parimin e hierarkisë së akteve juridike”, pasi Statuti nuk kufizohej vetëm në zbatimin e ligjit, por ndryshonte përmbajtjen materiale të tij.

Në përfundim, Gjykata Supreme vlerësoi se dispozita e shfuqizuar krijonte “regjim juridik të pavarur dhe në kundërshtim me ligjin”, duke cenuar parimin e sigurisë juridike dhe atë të ligjshmërisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.