☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,750 ▼ -0.44% ETH $2,234 ▼ -0.65% XRP $1.1585 ▼ -1.56% SOL $89.0900 ▼ -1.66%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e

Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri për tensionet e regjistruara në kantierin e Aeroportit të Vlorës duke i kërkuar qeverisë shqiptare të japë miratimin për fillimin pa vonesë të një auditimi të plotë tekniko-financiar për projektin e VIA-s.

Pronari i kompanisë aksionere Mabco, kërkon që auditimi “të konfirmojë se të gjitha fondet e investuara kanë prejardhje të ligjshme,  më deshmi bankare të identifikueshme dhe të verifikueshme, si dhe të përjashtojë çdo dyshim ose indicie të mundshme për përdorimin e fondeve me burim të paligjshëm, përfshirë fonde që mund të lidhen me aktivitete kriminale, pastrim parash ose trafikim të lëndëve narkotike.”

Reagimi i Behgjet Pacollit

Dje me daten 22/06/2026, ne Tiranë kishte një takim në mes të perfaqësuesve ligjor të MABCOS nga Tirana Ëashingtoni, Londra, Zuerichu dhe Lugano  si dhe përfaqësuesve të Avokaturës së shtetit të të Republikës së Shqiperisë.

Mabco, në këtë takim kërkoj edhe njëherë nevojën e një auditimi profesional të veprës.

Që nga tetori i vitit 2025, MABCO i është drejtuar me mbi 50 shkresa institucioneve gjegjësishtë avokatit të shtetit dhe palëve përkatëse, duke kërkuar zhvillimin e një auditimi profesional tekniko-financiar të projektit VIA, nga një kompani ndërkombëtare e pavarur dhe e certifikuar për projekte të kësaj natyre.

Deri më sot, këtyre kërkesave nuk u është dhënë përgjigje dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për mundësimin e këtij auditimi.

Si aksioneri kryesor i konsorciumit dhe në përmbushje të përgjegjësive të tij ligjore e kontraktuale, MABCO i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë që të japë miratimin e nevojshëm për fillimin pa vonesë të një auditimi të plotë dhe të pavarur tekniko-financiar.

Ky auditim duhet të mundësojë verifikimin e plotë të projektit, si në aspektin teknik, për të konfirmuar zbatimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë në ndërtimin e aeroportit, ashtu edhe në aspektin financiar, duke përfshirë ndër të tjera:

  • investimet e kryera nga secili ortak;
  • burimin dhe ligjshmërinë e fondeve të investuara;
  • dokumentacionin dhe lëvizjet bankare përkatëse;
  • kontratat dhe dokumentacionin mbështetës të tyre;
  • pagesat tatimore dhe të TVSH-së;
  • kontratat e furnizimit, transportit dhe procedurat doganore;

 Auditimi duhet të konfirmojë se të gjitha fondet e investuara kanë prejardhje të ligjshme,  më deshmi bankare të identifikueshme dhe të verifikueshme, si dhe të përjashtojë çdo dyshim ose indicie të mundshme për përdorimin e fondeve me burim të paligjshëm, përfshirë fonde që mund të lidhen me aktivitete kriminale, pastrim parash ose trafikim të lëndëve narkotike.

MABCO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës së plotë, sundimit të ligjit dhe zgjidhjes së çdo mosmarrëveshjeje përmes procedurave ligjore dhe standardeve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.